VIDEO/ Festuan si të çmendur kur shorti i vendosi përballë PSG-së, skuadra modeste pëson 9 gola nga gjigantët francezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 22:43

VIDEO/ Festuan si të çmendur kur shorti i vendosi përballë PSG-së, skuadra modeste pëson 9 gola nga gjigantët francezë

 Në momentin e hedhjes së shortit, futbollistët e skuadrës modeste të Revel, që militojnë në kategorinë e gjashtë festuan si të çmendur, kur mësuan se në ndeshjen e raundit të 1/32 të Kupës së Francës do të përballeshin me gjigantët e PSG-së, pasi do të kishin shansin të takonin nga afër dhe të shkëmbenin fanellat me idhujt e tyre. 

GDQ1SewacAA6WJX

Rezultati i ndeshjes kaloi në plan të dytë, teksa PSG triumfoi me shifrat 0-9 në përballjen e zhvilluar sot në mbrëmje në stadiumin “Stade Pierre-Fabre” me kapacitet 12 mijë e 300 tifozë. 

aaaaa

Ylli i PSG-së, Kilian Mbape u mjaftua me 3 gola në këtë sfidë, teksa dopieta e Kolo Muani, golat e Asensios, Gonçalo Ramoz, Ndour dhe autogoli i Nguesan kompletuan kuotën prej 9 golash.  

Pavarësisht rezultatit, kjo do të jetë një ndeshje historike për amatoret e Revel. Ky moment special nuk ka për t’u fshirë kurrë nga kujtimet e tyre modeste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"