VIDEO/ Festë e çmendur e Taylor Swift ne Superbowl, kthen birra si tifozët e zjarrtë dhe harbohet me kërcime e puthje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 16:12

VIDEO/ Festë e çmendur e Taylor Swift ne Superbowl, kthen birra si tifozët e zjarrtë dhe harbohet me kërcime e puthje

Këngëtarja me famë botërore,  Taylor Swift ishte e pranishme në një nga ndeshjet e partnerit të saj Travis Kelce.

ndeshja-770x433

Artistja u pa teksa pinte  dhe brohoriste për Travis Kelce dhe ekipin e tij gjatë fitores së Kansas City Chiefs në Super Bowl ndaj San Francisco 49ers.

Në një video të publikuar në platformën “X” Swift shikohet teksa kthen gotën e saj të birrës me fund, siç është tradita kur tifozët shfaqen në ekranin e madh të stadiumit.

Në ndeshjen e mbrëmshme, Super Bowl shkoi në kohë shtesë me Chiefs që mundën 49ers 25-22. Gjatë gjithë lojës, Taylor është kapur nga kamerat teksa brohoriste për Travisin.

 

Taylor  e veshur me një korse të zezë me xhinse u pa teksa shoqëronte partnerin e saj pa mbarimit të ndeshjes duke shkëmbyer puthje dhe duke kërcyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"