VIDEO/ Festa e çuditshme e tifozëve të Partizanit, futen në fushë për golin dhe zihen me lojtarët e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 16:59

VIDEO/ Festa e çuditshme e tifozëve të Partizanit, futen në fushë për golin dhe zihen me lojtarët e tyre

Goli i Arinaldo Rrapajt në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës, ka bërë që në stadiumin “Arena e Demave” të shpërthente festa pasi fitorja shtynte të kuqtë drejt titullit kampion.

bandicam 2023-05-29 16-40-35-215

Por kjo festë goli soli disa skena paksa të çuditshme, jo vetëm për faktin se ultrasit e Partizanit pushtuan pa u shqetësuar fushën duke festuar me lojtarët e tyre, por edhe se u përplasën pikërisht me futbollistët e ekipit kryeqytetas.

Pasi gjyq6tari bëri shenjë që skuadrat të ktheheshin në pozicione për rifillimin e lojës, lojtarrët e Partizanit nxitën tifozët që të ktheheshin në tribunë. Por një gjë e tillë duket nuk u pëlqeu disa prej ultrasve, të cilët nuk ngurruan të përplaseshin me Mba apo Maget, në disa çaste kaosi që u qetësuan vetëm nga ndërhyrja e stjuardëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"