VIDEO/ Festa e Asllanit & CO, shikoni momentin kur Handanoviç ngre trofeun e Kupës së Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 23:22

VIDEO/ Festa e Asllanit & CO, shikoni momentin kur Handanoviç ngre trofeun e Kupës së Italisë

Interi është fitues së Kupës së Italisë për vitin 2023. Skuadra e Inzagit arriti një fitore të madhe 2-1 me përmbysje në finalen ndaj Fiorentinës, e cila u luajt në stadiumin “Olimpico”. Ishte një duel i bukur, që do të prodhonte shumë gola dhe emocione në 45 minutat e para. 

FESTA

Një festë legjitime shpërtheu në kampin zikaltër, për këtë triumf të nëntë në historinë e Interit për sa i përket Kupës së Italisë. Asllani dhe CO morën medaljet e triumfit, ndërkohë që kapiteni Handanoviç ngriti lartë qiellit të “Olimpicos” trofeun.  

Kjo ishte finalja e fundit si zikaltër për gardianin slloven. Kapitenit të zikaltërve, Samir Handanoviç, i skadon kontrata në qershor dhe pritet të ndajë rrugët me Interin.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"