VIDEO/ Fantastik talenti Shpendi, gjen rrugën e rrjetës me Empolin në Serinë A, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 20:18

VIDEO/ Fantastik talenti Shpendi, gjen rrugën e rrjetës me Empolin në Serinë A, por…

Talenti shqiptar i Empolit, Stiven Shpendi, ka fituar vendin e titullarit te skuadra e Serisë A, teksa u aktivizua nga minuta e parë edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Salernitanës. Madje në minutën e 58-të, ylli i Shpresave kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës pas një shkëputje fantastike, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.  

bandicam 2023-09-27 20-14-55-266

Stiven Shpendi ishte protagonist edhe në minutën e 63-të, duke “flirtuar” me golin, por reagimi fantastik i Oçoas, i “dogji” festën shqiptarit. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"