VIDEO/ Eurogol me roveshatë në Kategorinë e Dytë, talenti 19-vjeçar dhuron “show” ndaj… Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 20:43

VIDEO/ Eurogol me roveshatë në Kategorinë e Dytë, talenti 19-vjeçar dhuron “show” ndaj… Luftëtarit

Një eurogol me roveshatë u regjistrua në duelin e Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe AF Luftëtarit që përfundoi me shifrat 2-3 për skuadrën gjirokastrite. 

pero

Ishte talenti 19-vjeçar i Maliqit, Florian Pero, i cili në minutën e 53-të të sfidës, pas asistit të Çelnikut nga e majta, me një goditje spektakolare me roveshatë brenda zonës, përshëndeti rrjetën e portierit mik Ribeiro, duke çuar peshë zemrat e tifozëve maliqarë të pranishëm në shkallet e stadiumit.  

Një realizim fantastik ky, i 19-vjeçarit Pero, i cili ishte autori i dopietës për maliqarët në përballjen e sotme. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"