VIDEO/ Ethemi bën goleadorin në Superligën turke, ish-futbollisti i Kukësit i papërmbajtshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 21:06

VIDEO/ Ethemi bën goleadorin në Superligën turke, ish-futbollisti i Kukësit i papërmbajtshëm

Ish-sulmuesi i Kukësit, Valon Ethemi, po kalon një moment fantastik në Superligën turke. 25-vjeçari gjeti ditën e sotme golin e 8-të në kampionat, teksa arriti të realizonte në minutën e 32-të në duelin ndaj Kajserispor, ku skuadra e tij Istanbulspor, u mposht me rezultatin 2-4.

Ethemi

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, shënoi golin e 2-1, ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë përmbysën shifrat në 2-4.

Ethemi ishte i vetmi shqiptar që e nisi duelin si titullar, teksa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Topalli me Rrocën, por pa mundur të linte gjurmë. Ndërkohë Guri e ndoqi duelin nga stoli. Për sa i përket Ethemit, përveç  8 golave në kampionat, deri tani 25-vjeçari ka regjistruar edhe 3 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"