VIDEO/ Erzeni ndal sërish Tiranën në “Air Albania”, bardheblutë tani rrezikojnë “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 0:05

VIDEO/ Erzeni ndal sërish Tiranën në “Air Albania”, bardheblutë tani rrezikojnë “Final 4”

Tirana është ndalur në “Air Albania” nga Erzeni me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.

bandicam 2024-02-11 18-04-07-513

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që provuan shumë herë të gjenin golin e avantazhit.

Gjithsesi rrjetat e tundura ishin ruajtur për 15 minutat e fundit, ku në të 75’ ishte Zeka që kaloi në avantazh miqtë, teksa pas 6 minutash ishte Abazaj që rivendosi baraspeshën.

Bardheblutë tentuan sërish të gjenin golin e përmbysjes në minutat e fundit, por pa arritur ta bënin.

Kështu Tirana ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, 3 më pak se Dinamo ndjekëse dhe e rrezikon më shumë se kurrë “Final 4”. Nga ana tjetër, Skerdi Bejzade debutoi me një rezultat pozitiv në stolin e Erzenit, me këtë të fundit që renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

REZULTATI:

TIRANA 1-1 ERZENI

Abazaj 81′ / Zeka 75′

KOMENTI LIVE:

90+9′ Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Air Albania”!

90+8′ Kadriu shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+5′ Përgjoni pengon Zekën në kundërsulm dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90+3′ Julian Ahmataj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Latifi dhe në vendin e tij futet Nikqi.

81′ GOOOL TIRANA 1-1/ Hoxhallari hedh një krosim në zonë dhe Abazaj godet me kokë duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

80′ Patrik lëshon një gjuajtje nga distanca dhe Hasanbelli e ndal sërish topin.

79′ Dakaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Najdovski dhe në vendin e tij futet Tole.

75′ GOOOL ERZENI 0-1/ Një ngatërresë në zonë, Abdullahu del nga porta dhe Zeka me një gjuajtje thuajse roveshatë e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

72′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Maliqi dhe në vendin e tij futet Asani.

69′ Kadriu hyn në zonë dhe lë topin për Zekën, me tentativën e këtij të fundit që shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

67′ Latifi godet nga shumë afër portës, por ishte sërish Hasanbelli që i mohoi golin e sigurt sulmuesit bardheblu. (VIDEO)

66′ Patrik provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por Hasanbelli reagon siç duhet duke i mohuar sërish golin bardhebluve. (VIDEO)

65′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Lushkja dhe në vendin e tij futet Meta.

57′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Marzuk dhe në vendin e tij futet Dakaj.

55′ Hoxhallari lëshon një gjaujtje potente nga distanca, por Hasanbelli tregohet i vëmendshëm dhe e ndal topin. (VIDEO)

54′ Abazaj provon me një goditje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

49′ Rimal Haxhiu rrëzohet në zonë, por Rusta lë lojën të vazhdojë.

46′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Mici dhe në vendin e tij futet Patrik.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Atanda shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ Deliu provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga portieri Hasanbelli. (VIDEO)

26′ Aksion fantastik nga ana e shijakasve, me Maliqin që godet me të majtën, por Abdullahu kryen një tjetër ndërhyrje fantastike duke ruajtur portën e paprekur. (VIDEO)

19′ Latifi provon me kokë dhe Hasanbelli reagon siç duhet për t’i mohuar golin.

16′ Zeka hyn në zonë dhe godet me të majtën, por Abdullahu arrin ta ndalë në mënyrën e duhur tentativën e futbollistit. (VIDEO)

1′ Starton sfida në “Air Albania”!

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Abdullahu, Mici, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.

Trajner: Julian Ahmataj

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kadriu, Mëllugja, Maliqi, Zeka, Migone, Marzuk.

Trajner: Skerdi Bejzade

WhatsApp Image 2024-02-11 at 16.12.24

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"