VIDEO/ Ernest Muçi jep përsëri spektakël, një autogol i humb ndeshjen Beshiktashit përballë Gallatasarajit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:49

VIDEO/ Ernest Muçi jep përsëri spektakël, një autogol i humb ndeshjen Beshiktashit përballë Gallatasarajit

Ernest Muçi vazhdon të tregojë se do të jetë një emër shumë i rëndësishëm në futbollin turk, teksa me lojën e tij i ka dhënë një impuls tjetër Beshiktashit në fazën sulmuese. Këtë e ka treguar edhe në ndeshjen e ethshme ndaj Gallatasaraj, në derbin e ndezur të Stambollit që u luajt sot.

muci

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në vërshëllimën përfundimtare, duke dhënë shpesh spektakël me driblimet e tij sa herë që kishte topin në këmbë, për të vënë në vështirësi të mëdha prapavijën e Gallatasarajit.

DRIBLIMI I MUÇIT (VIDEO)

Për fatin e keq të tij dhe të Rashicës i cili ishte titullar në këtë duel, sfida u vendos nga një autogoli i Al Musrati që në minutën e dytë të sfidës, duke i dhënë Gallatasarajit fitoren 1-0 që e mban në vendin e parë ne renditje ndërsa Beshiktashi mbetet në vendin e katërt në klasifikim.

AUTOGOLI I AL MUSRATI (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"