VIDEO/ Ëndrra historike zgjati vetëm 1 sezon, shikoni gjestin emocionues të skuadrës së Kategorisë së Parë pas rënies…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2022 | 22:47

VIDEO/ Ëndrra historike zgjati vetëm 1 sezon, shikoni gjestin emocionues të skuadrës së Kategorisë së Parë pas rënies…

Klubi i Maliqit, shkoi historinë sezonit e shkuar, teksa u ngjit për herë të parë në Kategorinë e Parë. Por kjo ëndërr historike për juglindorët ka zgjatur shumë pak, vetëm 1 sezon, pasi ata nuk mundën të mbijetonin, duke u renditur në vendin e tretë nga fundi me 23 pikë në 30 javë.

Maliqi

Bardhekuqtë e drejtuar nga trajneri Egli Malësija, luajtën ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Burrelit, ku triumfuan me rezultatin 3-0, një fitore kjo vetëm për statistikë, pasi verdikti i sezonit ishte vulosur para 5 javësh.

Ndërkohë në fund të ndeshjes ndaj matianëve, maliqarët kanë bërë një gjest mjaft emocionues, teksa janë mbledhur të gjithë së bashku në mesin e fushës, për t’i dhënë lamtumirën kësaj kategorie. Me lot në sy, ata kanë shprehur keqardhje që nuk ia dolën të mbijetonin, teksa i kanë uruar fat njëri-tjetrit në sezonet në vazhdim…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"