VIDEO EMOCIONUESE/ Manaj përshëndet me tifozët e Sivasporit dhe bëhet gati për transferimin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 0:05

VIDEO EMOCIONUESE/ Manaj përshëndet me tifozët e Sivasporit dhe bëhet gati për transferimin e madh

Rei Manaj arriti që brenda një sezoni, të shndërrohej në hero te skuadra e Sivasporit, duke fituar zemrën e të gjithë tifozëve. Sulmuesit lushnjar në shenjë nderimi iu besua edhe shiriti i kapitenit në duelin e fundit të kampionatit ndaj Kajserispor. Një përballje kjo që ishte dhe e fundit për Manajn me fanellën e Sivasporit. 

manajjjj

Në fund të triumfit 2-1 në derbi, 27-vjeçari pati një përshëndetje speciale me tifozët, ndërkohë që nuk mungoi as një status mirnjohës në “Instagram”. 

 

“Të dua Sivaspor, do të jesh gjithmonë në zemrën time! Faleminderit për gjithçka”. 

 Me skuadrën bardhekuqe, Manaj shënoi 18 gola në 33 ndeshje të kampionatit. Lushnjari sezonin e ardhshëm pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, për t’u transferua në një skuadër më prestigjioze. 

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"