Video emocionuese/ I dha titullin Atletikos, Suarez shpërthen në lot: Barcelona nuk më vlerësoi, Mesi është i lumtur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2021 | 23:58

Video emocionuese/ I dha titullin Atletikos, Suarez shpërthen në lot: Barcelona nuk më vlerësoi, Mesi është i lumtur…

Luis Suarez i ka dhënë titullin kampion Atletiko Mardidit, teksa me golat e tij gjatë gjithë sezonit, por më shumë me dy golat në dy ndeshjet e fundit ku përmbysi rezultatin, është  padyshim lojtari më i mirë i sezonit për skuadrën e Simeones.

suarezi

Pas ndeshjes, sulmuesi uruguaian e kishte të pamundur t’i mbante lotët, teksa u ul në fushë, dhe me telefonin në dorë, qante si një fëmijë. Moment emocionues ky, duke ditur edhe sesi lojtari mbërriti te Atletiko në fillim të sezonit. Te Barcelona e nënvlerësuan Suarezin dhe i kërkuan largimin, duke i thënë se nuk ishte në planet e klubit.

Për këtë  ka  folur edhe sulmuesi pas ndeshjes, ku është shprehur: “Ishte një sezon i vështirë, për mënyrën sesi nuk më vlerësuan te Barcelona dhe te Atletiko më hapën derën. Shumë njerëz vuajtën për mua. Më së shumti vuajtën gruaja dhe fëmijët e mi. Atletiko kishte një sezon shumë të vështirë. Mesi do jetë i lumtur për mua, sepse ne jemi miq.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"