VIDEO/ Emocione me raste dhe gola! Derbi i Durrësit shkon për Erzenin, shijakasit përmbysin Teutën dhe ngjiten në vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 23:52

VIDEO/ Emocione me raste dhe gola! Derbi i Durrësit shkon për Erzenin, shijakasit përmbysin Teutën dhe ngjiten në vendin e dytë

Derbi i Durrësit shkon për Erzenin, teksa shijakasit kanë triumfuar me përmbysje me rezultatin 1-2 ndaj Teutës, në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, e vlefshme për javën e 12-të.

nonato

Një duel me të vërtetë derbi, duke parë emocionet, rastet dhe golat që kishte ky takim.

Golat u shënuan të gjitha në pjesën e dytë të ndeshjes, me Lorenco Vilën që kaloi në avantazh skuadrën e Bledi Shkëmbit në minutën e 48′.

Barazimi nuk vonoi, teksa Amir Kahrimanoviç shpiku një gol mjaft të bukur në afërsi të zonës në minutën e 54′.

Goli i përmbysjes dhe i fitores së skuadrës së Xhevahir Kapllanit, u realizua nga Patik Nonato në minutën e 69′ pas një aksioni model dhe perfekt nga Ilirid Ademi, i cili shërbeu për sulmuesin brazilian, me këtë të fundit duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Teuta me këtë humbje renditet në vendin e fundit me 8 pikë.

Vlen të theksohet se ky takim u luajt në Rrogozhinë, pasi fusha e stadiumit “Niko Dovana”, i është nënshtruar mbjelljes së barit.

FT | TEUTA 1-2 ERZENI

L. Vila 48′ / Kahrimanoviç 54′, Nonato 69′

RENDITJA –

RE

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt, Silvio Dyrmishi ka akorduar 4 minuta shtesë!

89′ Përsëri Erzeni kryen zëvendësim, largohet nga fusha e blertë Kadriu në vendin e tij, Tiub.

86′ Shijakasit bëjnë lëvizje tjetër, largohet autori i golit të parë, Amir Kahrimanoviç për t’i bërë vend Alanit.

85′ Bledi Shkëmbi bën dy zëvendësime, ku largohen Emiljano Vila dhe Albion Marku për Aldrit Oshafin dhe David Gjinollarin.

81′ Erzeni kryen zëvendësim, largohet Ilirid Ademi në vendin e tij Ardit Iljazi.

79′ Karton i verdhë edhe për Hektor Idrizajn pas një ndërhyrje në kundërkohë në dëm të kundërshtarit.

77′ Teuta kryen një tjetër lëvizje, largohet Beqja në vendin e tij Boçi.

74′ Me karton të verdhë gjithashtu është ndëshkuar edhe Enk për të besuarit e Xhevahir Kapllanit.

72′ Aleksandër Kuro është ndëshkuar me karton të verdhë.

69′ GOOOL ERZENI 1-2! Shijakasit përmbysin gjithçka me Patrik Nonaton. Sulmuesi brazilian gjendet i vetëm përpara portierit Pano Qirko pas pasimit dhe aksionit perfekt nga Ilirid Ademi, teksa ka shënuar golin e përmbysjes.

61′ Teuta kryen lëvizjen e parë teksa largohet Ildi Gruda në vendin e tij Arbër Çyrbja.

59′ Ndeshje me shumë ritëm ku po luhet nga njëra anë në tjetrën. Skuadrat janë në kërkim të golit të avantazhit.

54′ GOOOL ERZENI 1-1! Rikthehet shumë shpejt baraspesha, Amir Kahrimanoviç shënon një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.

48′ GOOOL TEUTA 1-0! Zhbllokohet derbi i Durrësit! Lorenco Vila kalon në avantazh skuadrën durrsake pas disa driblimeve duke qenë i saktë përpara porte duke mposhtur Dashamir Xhikën.

46′ Nis pjesa e dytë! Erzeni shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të lojës.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Silvio Dyrmishi ka akorduar 2 minuta shtesë!

44′ “Ndizet” sfida, Erzeni pranë golit! Kahrimanoviç kroson në zonë nga goditja e dënimit, por me kokë Enk gabon duke e dërguar topin jashtë.

40′ Shpërthejnë protestat! Teksa Teuta pretendon penallti pas një pengimi në zonë.

39′ Tani është Teuta ajo që provon me kapitenin, Emiljano Vilën nga një goditje me kokë nga këndi, por topi përfundon jashtë.

33′ Erzeni rrezikshëm, teksa provohet rasti i parë për gol! Pano Qirko bën ndërhyrje vendimtare ndaj Amir Kahrimanoviç duke i mohuar goditjen dhe golin shijakasve.

28′ Erando Karabeci provon portën nga një distancë e konsiderueshme në goditje dënimi, por topi përfundon shumë larg portës së mbrojtur nga Dashamir Xhika.

26′ Vjen kartoni i parë i verdhë i takimit! Kapiteni i Erzenit, Gëzim Krasniqi ka goditur në fillim kundërshtarin me takën lart dhe më pas topin, me arbitrin kryesor, Enea Jorgji, i cili e ndëshkon me të verdhë menjëherë.

21′ Teuta provon të befasojë shijakasit me një kundërsulm me Ildi Grudën, me këtë të fundit që gabon duke shtyrë shumë topin dhe me portierin Dashamir Xhikën që e bën topin për vete.

17′ Ledjo Beqja mbetet i dëmtuar pas një përplasje me kundërshtarin, por edhe për të asgjë serioze.

14′ Erzeni provon kundërsulmin me Peposhin, por mbrojtja e Teutës tregohet e saktë duke mbyllur rrezikun.

8′ Ildi Gruda mbetet i dëmtuar duke marrë një goditje pas kokës, me stafin mjekësor të Teutës që hynë në fushë për ta mjekuar, por asgjë serioze.

7′ Prej disa minutash ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi po tregohet rrezikshëm duke prodhuar disa raste për gol, por duke qenë të pasaktë përpara portës.

4′ Teuta kryen një goditje këndi, por portieri Xhika ka grushtuar topin.

1′ Starton derbi i Durrësit! Teuta shkelmon topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

TEUTA – (4-3-3): Qirko; Kotobelli, Kuro, Idrizaj, A. Marku; Beqja, Karabeci, E. Vila; L. Vila, Hebaj, Gruda. Trajner: Bledi Shkëmbi.

ERZENI – (3-5-2): Xhika; Enk, Krasniqi, Sadiki; Kadriu, Kriviçiç, Mehmeti, Kahrimanoviç, Peposhi; Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Enea Jorgji (Elbasan)

Asistent i parë – Astrit Mahmuti (Elbasan)

Asistent i dytë – Maringlen Llukmani (Vlorë)

Arbitër i katërt – Silvio Dyrmishi (Elbasan)

VAR – Juxhin Xhaja (Tiranë)

AVAR – Rejdi Zajimi (Tiranë)

315528063_3314475228871252_2785850865028821331_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"