VIDEO/ Eliminim dramatik, Roma e katranos në “Olimipico”! Kremoneze konfirmohet “Hirushja” e Kupës së Italisë
Rezultat surprizë në Kupën e Italisë. Pasi eliminoi Napolin, Kremoneze mbrëmjen e sotme arriti të shtangte edhe Romën e Zhoze Murinjos, duke e eliminuar në mes të “Olipicos”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Balardini, triumfoi me rezultatin 1-2, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Goli i Desers në minutën e 28-të me 11 metërsh dhe autogoli i Çelik në minutën e 49-të, i sollën triumfin, skuadrës që renditet në vendin e fundit në Serinë A italiane.
Ndërkohë golin e nderit për Romën e shënoi Beloti në minutën 90+4, por pa mundur të shmangë eliminimin. Vlen të theksohet fakti se në gjysmëfinale Kremoneze do të ndeshet me Fiorentinën, që ditën e sotme eliminoi Torinon me rezultatin 1-2.
GOLI I PARË I KREMONEZES: VIDEO
GOLI I DYTË I KREMONEZES: VIDEO
GOLI I ROMËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
