VIDEO/ Eliminim dramatik i Shkëndijas, “ruleta ruse” i buzëqesh suedezëve të AIK-ut! Dita dhe Hasani humbasin penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 22:48

VIDEO/ Eliminim dramatik i Shkëndijas, “ruleta ruse” i buzëqesh suedezëve të AIK-ut! Dita dhe Hasani humbasin penalltitë

Shkëndija e pafat! Kuqezinjtë nga Tetova janë eliminuar nga raundi i tretë i Ligës së Konferencës, teksa u mposhtën me penallti nga suedezët e AIK-ut. Penalltitë e humbur nga Dita dhe Ferhan Hasani, i kushtuan shtrenjtë kuqezinjve që ishin një hap larg kualifikimit.

shkendija5

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Shala. Në pjesën e dytë ndeshja mori kthesë, kur Ajari i dhuroi barazim ekipit të AIK në minutën e 56’. Me rezultatin e sfidës që u vulos pas penalltive 2-4.

FT: SHKËNDIJA-AIK 1-1 (2-3)

Hasani 22′ (p) / Ajari 56′

PENALLTITË (2-3)

10- Gjuan Ferhan Hasani gabon kapiteni! Eliminohet Shkëndija!

9- Gjuan Ring për suedezët e AIK, topi ndalet nga Ramani.

8- Gjuan mbrojtësi Cake në radhët e kuqezinjve dhe shënon.

7- Gjuan Bjornstrom te AIK dhe shënon.

6- Gjuan Doriev, gabon edhe futbollisti maqedonas! Të pafat tetovarët, gjuajtja e tij ndalet nga portieri.

5- Gjuan Stefaneli në radhët e AIK-ut dhe realizon!

4- Gjuan Bruno Dita, gjuajtja e mesfushorit durrsak shkon jashtë kuadratit.

3- Gjuan Husein te AIK dhe shënon!

2- Gjuan Stojanovski në radhët e tetovarëve dhe shënon!

1- Gjuan kapiteni i AIK, Sebastian Larson – Topi përplaset në traversë!

KOMENTI LIVE:

120′ Nuk ka fitues as në 2 shtesat prej 15 minutash, fituesin do ta vendosin penalltitë.

120′ Shkëndija ndryshon portierin, largohet Zahov, në vendin e tij Ramani.

115′ Tetovarët diktojnë lojën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e suedezëve, por mungon golin.

108′ Rast ideal për Shkëndijën, me Gonçalves, por futbollisti nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë!

Mbyllet shtesa e parë!

105′ Akordohen 2 minuta shtesë në këtë shtesë të parë!

98′ Minuta të mira për tetovarët, por mungon goli, që do t’i sillte kualifikimin skuadrën shqiptare.

94′ Zëvendësim te Shkëndija, largohet Guri, vendin e tij e merr Stojanovski.

93′ Shkëndija rrezikon me Gonçalvesh, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

91′ Starton shtasa e parë!

Mbyllet pa fitues koha e rregull, ndeshja shkon në shtesë ku do të kemi 2 pjesë nga 15 minuta!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

88′ Sërish pranë golit Shkëndija, me Klisman Cake, por fati nuk është me kuqezinjtë në këto minuta. Këmbëngulje e gjatë e tetovarëve.

84′ Momente tensioni mes Bruno Ditës dhe argjentinasit Stefaneli, situata qetësohet më pas dhe ndeshja vijon normalisht. Futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë.

79′ Dy zëvendësime te Shkëndija, largohen Neziri dhe Shala, në fushë Gonçalves dhe Velija.

78′ Sa pranë i afrohet golit të dytë Shkëndija me Bruno Ditën, tentativa e mesfushorit durrsak shkoi ngjitur me shtyllën. Pas krosimit të Hasanit, mesfushori gjuajti bukur me kokë, por ishte i pafat.

66′ Sërish pranë golit Shkëndija me Gurin, por sulmuesi shqiptar ishte i pafat edhe në këto moment, duke mos devijuar siç duhet topin.

62′ Rrezikshëm Shkëndija, Guri nuk koordinohet siç duhet, gjuajtja e shkodranit shkon jashtë kuadratit.

56′ GOL AIK 1-1/ Vendoset baraspesha, suedezët gjejnë golin me Ajarin, pas një pasigurie të portierit Zahov. 

53′ Shpëton për mrekulli porta e Shkëndijës, Ajari kishte një shans të artë në afërsi të pikës së penalltisë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë kuadratit.

46′ Zëvendësim te Shkëndija, largohet R.Ramadani, në fushë F.Ramadani.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ AIK ekzekuton goditjen e parë nga këndi, por pa rrezikuar portën e Zahov.

30′ Paraqitje dinjitoze e tetovarëve, të cilët kanë qenë superiorë në këto minuta, duke vendosur diktatin në fushë.

22′ GOOOOOL SHKËNDIJA! Ferhan Hasani shënon nga pika e bardhë e penalltisë! Ish-futbollisti i Partizanit tregohet i saktë nga 11 metra.

21’ Penallti për Shkëndijën e fiton futbollisti Shala! Në festë Ballistët. Pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë Shala rrëzohet brenda zonës dhe fiton 11-metërsh, ekzekutimin e së cilës e merr përsipër  Hasani.

15′ Provon edhe Doriev, pas një aksioni të rrjedhshë, por tentativa e futbollistit ndalet nga portieri.

6′ Kuqezinjtë “flirtojnë” me golin. Ferhan Hasani tentoi me një gjuajtje në hyrje të zonës, tentativa e tij u ndal nga portieri i AIK. Atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit.

3′ Rastin e parë të rrezikshëm e regjistrojnë suedezët me Elbouzedi, por tentativa e tij ndalet nga portieri Zahov.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"