VIDEO/ Elbasani e nis vitin me “këmbën e mbarë”, mund me përmbysje Korabin dhe marshon drejt Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:55

VIDEO/ Elbasani e nis vitin me “këmbën e mbarë”, mund me përmbysje Korabin dhe marshon drejt Superiores

Elbasani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke mundur në shtëpi Korabin me rezultatin 2-1.

bandicam 2024-01-19 18-13-31-954

Sfida hapëse e javës së 17-të nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Kasallës në minutën e 31’, por 10 minuta më pas ishte Karakaçi ai që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 55’, i sapoardhuri Bledar Lila shënoi golin e përmbysjes dhe pikërisht ato që vlenin tre pikët, ndërsa gjërat u bënë më të vështira për miqtë në minutën e 81’ pas daljes me karton të kuq të Markut.

Kështu Elbasani ngjitet momentalisht në vendin e parë me 39 pikë, duke marshuar kështu drejt Superiores, ndërsa Korabi vazhdon të qëndrojë në vendin e gjashtë me 23 pikë.

REZULTATI:

ELBASANI 2-1 KORABI

Karakaçi (P) 41′, Lila 54′ / Kasalla 31′

-KARTONI I KUQ I MARKUT (VIDEO)

-GOLI I BLEDAR LILAS (VIDEO)

-GOLI I KARAKAÇIT (VIDEO)

-PENALLTIA E FITUAR NGA ELBASANI (VIDEO)

-GOLI I KASALLËS (VIDEO)

-RASTI I GECIT (VIDEO)

-RASTI I BOBIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Totoshi, Rami, Telushi, Kurt, Lila, Karakaçi, Ivan, Zaimi, Melo, Hoxhaj, Bobi.  Trajner: Nevil Dede

KORABI: Qyrani, Paplekaj, Lilaj, Lila, Kryemadhi,  S.Mziu, H.Marku, Kasalla, Geci, Çema, T.Marku. Trajner: Shpend Kumbarçe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"