VIDEO/ Egnatias i anulohet goli në shtesë, me Teutën regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 0:03

VIDEO/ Egnatias i anulohet goli në shtesë, me Teutën regjistron ndeshjen e katërt radhazi pa fitore

Egnatia ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat, teksa është ndalur në barazim pa gola përballe Teutës.

bandicam 2024-02-25 15-26-18-586

Por ka qenë një barazim i cili ka lënë shije të hidhur te rrogozhinasit, të cilët kanë parë t’u anulohet goli i fitores në minutat shtesë të ndeshjes për një pozicion jashtë loje, ashtu siç u kishte ndodhur edhe në pjesën e parë të takimit.

Kështu, rrogozhinasit rrezikojnë të shohin distancën me ndjekësit që t’u shkurtohet. Ndërsa nga ana tjetër, Teuta merr një pikë me shumë vlera në luftën e saj për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

EGNATIA 0-0 TEUTA

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+7’ Lubas dhe Jazxhi ndëshkohen me karton të verdhë.

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Pas një aksioni të shpejtë të Drame, ky i fundit nga e djathta pason në qendër për Zhoel i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Por më pas gjyqtari sinjalizohet nga VAR për pozicion jashtë loje të Drame. (VIDEO) (VIDEO)

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Fernando, Montenegro dhe Zejnullai i lënë vendin në fushë Xhoel, Lubas dhe Ahmetajt në radhët e Egnatias. Nga ana tjetër është Faust i cili zëvendësohet për t’i bërë vend Demirçanit në radhët e Teutës.

83’ Edhe Spahiu gjuan nga distanca, portieri Vata grushton dhe më pas mbrojtja largon në këndore. (VIDEO)

78’ Fernando provon nga jashtë zonës, sfera shkon jo shumë larg shtyllës në të majtë të portierit Vata. (VIDEO)

74′ Largohen Ibrahimoglu dhe Rama, në lojë futen Spahiu dhe Drame.

66’ Boçi gjuan drejt portës, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

65′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

58’ Aksion fantastik nga Egnatia. Zejnullai pason për Ramën, ky i fundit godet por topi shkon në duart e Vatës. (VIDEO)

54′ Fili lë fushën e lojës pas një tërheqje muskulare, ka minuta për Fuast.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga trajnerët.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

45′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Filit.

42’ Rama provon me të majtën topi devijohet dhe ka një këndore për Egnatian.

40′ Rama ndëshkohet me karton të verdhë.

34′- 37′ Goditje potente nga Rama, topi shkon në cepin e portës dhe shkundet rrjeta e Vatës. Arbitri anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO) + (VIDEO) +(VIDEO) 

33′ Ndërhyn ndaj Montenegros, Gjini ndëshkohet me karton të verdhë.

30’ Fernando provon të gjejë golin, Vata bën një pritje shumë të mirë duke i mohuar avantazhin. (VIDEO)

27’ Ndreca provon me një goditje potente, por sfera shkon jashtë. (VIDEO)

26’ Jazxhi gjuan me kokë drejt portës, por Sherri bën një tjetër pritje të mirë. (VIDEO)

22’ Ndreca gjuan drejt portës, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

20’ Daci ka mundësinë për të shënuar por Sherri arrin të dalë në kohë dhe të kapë topin. (VIDEO)

15’ Kruja pason drejt Filit, ky I fundit tenton të shënojë me roveshatë por topi shkon jashtë. (VIDEO)

11’ Beqja ndërhyn ndaj Xhemajlit, ka vetëm këshillim nga ana e arbitrit. (VIDEO)

9’ Zejnullai tentoi të pasojë një top në zonë, por askush nuk e gjen dhe sfera përfundon jashtë.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dylis, Xhemajli, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Rama, Fernando, Montenegro, Ibrahimoglu

Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Vata, Jazxhi, Peposhi, Beqja, Daci, Boçi, Kruja, Lloci, Gjinollari, Fili, Gjini

Trajner: Edi Martini

htjhj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"