VIDEO/ Egnatia bën 5 ndeshje radhazi pa fitore, ndalet në shtëpi edhe nga Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:55

VIDEO/ Egnatia bën 5 ndeshje radhazi pa fitore, ndalet në shtëpi edhe nga Dinamo

Egnatia është në krizë rezultatesh dhe tashmë kjo është e qartë. Skuadra rrogozhinase ka regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore dhe kryesimi i saj ka filluar të duket më pak i fortë se sa në fazat e mëparshme.

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

Kryesuesit e Superiores janë ndalur sot në barazimin 1-1 në shtëpi përballë Dinamos, në një ndeshje të luftuar. Por vendasit nuk u shprehën si zakonisht në fazën ofensive, ndërsa miqtë u mbrojtën me rregull, pasi kishin udhëtuar me objektivin që të merrnin pikë në një fushë të vështirë.

Golat e Zejnullait dhe Kaçorrit në fillimin e pjesës së dytë e bënë sfidën më të bukur, pasi në fund ekipet u hapën në kërkim të golit të fitores. Megjithatë, asnjëra nuk u tregua e saktë në veprimet para porte, duke shpërdoruar mundësinë për të marrë pikët e plota nga ky duel.

EGNATIA 1-1 DINAMO

Zejnullai 50′ / Kaçorri 63′

NGJARJET KRYESORE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Zhoel.

90’+1’ Dinamo nis një kundërsulm të shpejtë, por Andoni shkakton faull duke tentuar që të fitojë topin.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Denison tenton një diagonale nga e djathta, por gjuajtja e tij nuk gjen portën. Aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje.

88’ Vila i lë vendin në fushë Smaçit në radhët e Dinamos.

83’ Zejnullai merr sferën në gjysmëfushën kundërshtare dhe lëshon një goditje mjeshtërore tokazi, sfera përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

81’ Vila harkon nga e majta në zonë në shtyllën e dytë, Sherri është në pozicion.

80’ Kaçorri lë fushën e lojës në radhët e Dinamos, për t’i bërë vend Bardhit.

76′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Qefalija dhe në vendin e tij futet Andoni.

75′ Xhoel shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Aksion i rrezikshëm nga Egnatia, me Fernandon që pason për Xhoel, me këtë të fundit që nuk godet dot siç duhet nga shumë afër portës. (VIDEO)

72′ Lorran provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, tentativa e të cilit ndalet pa probleme nga Sherri. (VIDEO)

70′ Zabërgja kërkon të surprizojë me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

68′ Katër zëvendësime te Egnatia. Largohen Drame, Ibrahimoglu, Spahiu dhe Montenegro, në vendet e tyre Rama, Fernando, Xhoel dhe Lubas.

66′ Janku shkakton një ndëryhrje të gabuar ndaj Montenegros dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ GOOOL DINAMO 1-1! Aksion fantastik mes lojtarëve të Dinamos, me Zabërgjan që kroson për Denison dhe ky i fundit me kokë çon topin në rrjetë. (VIDEO)

57′ Mija provon me të majtën pasi topi ngeli në zonë, por tentativa e tij shkon shumë lart kuadratit të portës. (VIDEO)

55′ Drame provon nga distanca me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

53′ Janku provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

50′ GOOOL EGNATIA 1-0! Zejnullai provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit dhe e eçon topin në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

37′ Kaçorri lë një top në zonë për Vilën, me tentativën e këtij të fundit që shkon shumë larg kuadratit të portës. (VIDEO)

28′ Vila shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Fangajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Janku godet me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

24′ Marku provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit.

12′ Zabërgja hedh një top në zonë, por Marku dhe Denison nuk kuptohen me njëri-tjetrin, me topin që shkon te Kaçorri, por ky i fundit ishte në pozicion të parregullt. (VIDEO)

5′ Spahiu provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon shumë afër kuadratit. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Malota, Dylis, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Drame, Ahmetaj, Ibrahimoglu, Spahiu, Montenegro.

Trajner: Edlir Tetova

DINAMO: Sali, Marku, Janku, Mija, Lorran, Qefalija, Gudiabi, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"