VIDEO/ E vendos ruleta e penalltive! Spanja mund Kroacinë dhe fiton Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 0:30

VIDEO/ E vendos ruleta e penalltive! Spanja mund Kroacinë dhe fiton Ligën e Kombeve

Spanja është fituesja e Ligës së Kombeve në edicionin e tretë të tij. Iberikët ia dolën të triumfonin vetëm falë penalltive përballë Kroacisë në një ndeshje të barabartë që u zgjidh vetëm nga gjuajtjet nga pika e bardhë.

spanja trofeusss

Sfida ishte shumë e luftuar me të dy skuadrat që sulmonin  dhe mbroheshin mirë, duke lënë pak hapësira. Livakoviç nga një anë dhe SImon në anën tjetër u shfaqën në lartësinë e duhur, duke ruajtur të paprekur katërkëndorin në rastet ku u vunë në provë.

Ndaj koha e rregullt e më pas shtesat, nuk sollën gola, duke bërë që pika e bardhë e penaltisë të ishte ajo që do të përcaktonte fituesin. Gabimet e Majer dhe Petkoviç i dorëzuan trofeun spanjollëve, në radhët e të cilëve gaboi vetëm Laport, duke e mbyllur këtë ndeshje me një trofe të rëndësishëm për një brez të ri lojtarësh, ku gjithsesi golin vendimtar e shënoi veterani Karvahal.

KROACI 0-0 SPANJË

PENALLTITË 4-5

Karvahal shënon – Kroaci-Spanjë 4-5

Petkoviç gabon – Kroaci-Spanjë 4-4

Laport gjuan traversë – Kroaci-Spanjë 4-4

Perishiç shënon – Kroaci-Spanjë 4-4

Asensio shënon – Kroaci-Spanjë 3-4

Majer gabon -Kroaci-Spanjë 3-3

Merino shënon – Kroaci-Spanjë 3-3

Modriç shënon – Kroaci-Spanjë 3-2

Rodri shënon – Kroaci-Spanjë 2-2

Brozoviç shënon – Kroaci-Spanjë 2-1

Hoselu shënon – Kroaci-Spanjë 1-1

Vlashiç shënon – Kroaci-Spanjë 1-0

WhatsApp Image 2023-06-18 at 11.46.59 PM

NGJARJET KRYESORE

120’ Nuk ka fitues as pas shtesave, e kanë radhën penalltitë.

119’ Vlashiç ul mirë topin për Kovaciç i cili gjuan në hyrje të zonës, por sfera devijohet jashtë.

116’ Rodri gjuan nga distanca por devijimi i Sutalo kalon topin mbi traversë.

108’ Dani Olmo ka një tjetër mundësi të artë për të shënuar, por këtë herë gjuajtja e tij brenda zonës devijohet jashtë.

105’+3’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

105’+2’ Brozoviç rrotullohet mirë në zonë dhe gjuan drejt portës, duke gjetur përgjigjen e Simon.

103’ Dani Olmo ka hapësirë për të gjuajtur në hyrje të zonës, por fluturon topin shumë lart mbi traversë.

100’ Kundërsulm i shpejt i kroateve me Majer i cili shfaqet para portës, por në momentin e fundit ndalet nga Naço, duke shpërdoruar rastin e artë për të shënuar.

91’ Rifillon ndeshja me skuadrat që duken menjëherë shumë agresive në kërkim të golit.

90’+5’ Nuk ka fitues pas kohës së rregullt, duhen shtesat për të përcaktuar skuadrën që bën të sajën trofeun.

90’ Asensio provon me një diagonale nga e djathta, topi kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.

84’ Ansu Fati është i vetëm në zonë dhe gjuan i sigurt, por para vijës fatale vjen devijimi i Perishiç, i cili shpëton portën kroate nga goli.

76’ Livakoviç del për të larguar topin nga këmbët e Ansu Fati, Fabian Ruiz sheh portën bosh dhe gjuan nga distanca, por çon sferën mbi kuadrat.

66’ Predhë e Rodri nga distanca, topi përfundon jo shumë larg portës së Livakoviç.

57′ Asensio godet me kokë pas një krosimi në zonë, por topi fluturon mbi traversë.

51′ Juranoviç godet, por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë.

38’ Brozoviç shmang dy mbrojtës dhe kroson në zonë, por aty nuk ndodhet asnjë futbollist i Kroacisë dhe topin përfundon jashtë.

31’ Perisiç gjuan me kokë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të mirë.

22’ Mundësi e artë për Kroacinë! Kramariç tenton të godasë, por Laporte ndërhyn në momentin e fundit duke i hequr topin nga këmbët.

12’ Gavi godet drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

10’ Fabian Ruiz godet drejt portës, por Livakoviç arrin ta presë. Aty afër ndodhet dhe Morata i cili nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

5′ Juranoviç dërgon një krosim në zonë, por Unai Simon tregohet i vëmendshëm dhe arrin të presë topin.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTAREjvkmv,PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"