VIDEO/ E pyesin për Mbape, francezi i Liverpulit nuk mban të qeshurën: Me të vërtetë mendoni se do vijë këtu?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 18:18

VIDEO/ E pyesin për Mbape, francezi i Liverpulit nuk mban të qeshurën: Me të vërtetë mendoni se do vijë këtu?

E ardhmja e Kilian Mbape është padyshim një nga temat që do të diskutohet më gjatë në muajt në vijim, pasi sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga PSG gjatë verës. Në majën e listës qëndron Real Madrid, por kohët e fundit është folur edhe për interesimin e klubeve angleze, me ekipe si Mançester Junajtid, Arsenal e Liverpul që mund të jenë mes destinacioneve.

sdfdssdfsdfsdfsdfsdfsdf

Por duket se vetë futbollistët janë të bindur se Mbape ka zgjedhur përfundimisht Realin dhe kjo shihet më qartësisht nga reagimi i Ibrahima Konate. Gazetarët e “Canal+” kanë intervistuar lojtarin dhe e kanë pyetur nëse mendonte se Mbape mund t’i bashkohej te Liverpuli. Reagimi i tij, linte të kuptohej qartësisht gjithçka.

“Me të vërtetë mendoni se Mbapë mund të vijë këtu? Mendoj se të gjithë e dinë ku do të shkojë Kilian në vitin e ardhshëm”, tha ai duke qeshur para gazetarëve, si për të lënë të kuptohet qartësisht se të gjithë presin që ai të prezantohet si pjesë e Real Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"