VIDEO/ “E kujt ishte ideja që ta bënim këtu?”, Klop nuk mban dot nervat pas humbjes së Liverpulit në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2023 | 18:29

VIDEO/ “E kujt ishte ideja që ta bënim këtu?”, Klop nuk mban dot nervat pas humbjes së Liverpulit në Europë

Jurgen Klop e kishte të vështirë të përmbante nervat e tij pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Europës ku Liverpuli i tij u mund me shifrat 3-2 nga Tuluza. Trajneri gjerman u inatos jo vetëm me paraqitjen e skuadrës së tij, por edhe me faktin se konferenca për shtyp pas saj u zhvillua në një tendë të rrethuar nga ultrasit e ekipit vendas që nuk ndalnin këngët dhe zhurmën.

klop

Fillimisht Klop dhe gazetarët u desh të çanin mes turmës për të shkuar te kjo tendë e cila ishte jashtë ambienteve të stadiumit. Më pas, tifozët e rrethuan atë dhe nisën festën, duke bezdisur aq shumë trajnerin gjerman i cili pasi iu përgjigj një pyetje, nuk ngurroi që të ankohej publikisht.

“E kujt ishte ideja që të zhvillonim konferencën për shtyp këtu? Kjo do të ishte një pyetje me të vërtetë interesante. Uau”, ishin fjalët e Klop i cili ishte dukshëm i inatosur me situatën e krijuar në momentin kur po mundohej të shpjegonte arsyet e disfatës së ekipit të tij, duke bërë që mes gazetarëve të pllakoste heshtja për disa sekonda.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"