VIDEO/ “E driblova me dashje prej “Topit të Artë”, Mesi tregon incidentin me Levandovskin gjatë Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 23:53

VIDEO/ “E driblova me dashje prej “Topit të Artë”, Mesi tregon incidentin me Levandovskin gjatë Botërorit

Ndeshja mes Argjentinës dhe Polonisë në Botërorin e vitit 2022 do të kujtohet për një moment shumë të veçantë, kur Lionel Mesi u nis të driblonte Robert Levandovskin dhe dukej dukshëm i inatosur me futbollistin polak aq sa nuk i dha dorën. Ky i fundit kishte pak muaj te Barcelona dhe kishte folur gjithmonë pozitivisht për argjentinasin, ndaj shumëkush nuk e kuptoi se pse ishte krijuar ajo situatë mes të dyve.

fxcxfdfdfsdffsd

Por Lionel Mesi ka zbuluar në deklaratat e tij për “ESPN” se në fakt ai kishte tentuar ta driblonte me dashje polakun, si hakmarrje të disa fjalëve që kishte thënë ky i fundit. Kur fitoi “Topin e Artë” në vitin 2021, Mesi deklaroi kur u ngjit në skenë se Levandovski meritonte atë të edicionit të mëparshëm, i cili ishte anuluar për shkak të COVID.

Por më pas, në votimet e “The Best” mungoi vota e argjentinasit për polaku, i cili nuk ngurroi të lëshonte deklarata polemizuese. “Kërkoi që të më jepej “Topi i Artë” por pastaj nuk më votoi për “The Best””, tha publikisht polaku rreth asaj situate. Përgjigja e Mesit erdhi me atë veprim në Botëror, të cilin e ka shpjeguar në intervistën e fundit.

“Më kishin bezdisur deklaratat që kishe lëshuar Levandovski. Pasi unë kur fitova “Topin e Artë” e ndjeja me të vërtetë atë që thashë rreth tij dhe mënyra se si foli ai të them të drejtën më bezdisi. Mendoja që nuk ishte e drejtë ajo që tha. Isha i ndezur, iu ktheva që ta dribloja pikërisht se ishte ai”, zbuloi Mesi i cili më pas bëri të qartë se ai dhe polaku ishin sqaruar në një takim të mëvonshëm.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"