VIDEO/ Dyshojnë prej kohësh se e tradhton, e dashura e Zhoao Feliks kapet mat edhe me yllin e Formula 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 22:40

VIDEO/ Dyshojnë prej kohësh se e tradhton, e dashura e Zhoao Feliks kapet mat edhe me yllin e Formula 1

Zhoao Feliks nuk po kalon një periudhë të lumtur në fushën e lojës me ekipin e Çelsit dhe me sa duket edhe jashtë saj. Shkak është bërë e dashura e tij, Magui Korseiro, e cila nuk po bën asgjë që të shuhen zërat se tradhton yllin portugez.

maguicorceiro

Nëse deri pak kohë më parë kudo qarkullonin pamjet e saj “shumë miqësore” me futbollistin tjetër portugez, Pedro Porro, tani Magui është zënë mat me një tjetër sportist të njohur.

img_828x523$2022_12_01_12_46_26_322405

Ajo është filmuar në rrugët e Monakos, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, me piloti Lando Norris.

Ata ishin filmuar fillimisht në një kafene bashkë e më pas duke u larguar në një makinë. Video padyshim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke bërë që të shpërthejnë edhe një herë zërat se mes Zhoao Feliks dhe Maguit ka probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"