VIDEO/ Dyshime për një penallti të padhënë, ja rastet për moviolë në ndeshjen Kukësi-Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 14:13

VIDEO/ Dyshime për një penallti të padhënë, ja rastet për moviolë në ndeshjen Kukësi-Erzeni

Në takimin Kukësi-Erzeni kishte disa raste për moviolë. Në këtë sfidë kryesor ishte arbitri Olsion Yzeiraj, ndërsa në VAR ishin vendosur dyshja Albert Doda dhe Evlis Gjoka.kukesi erzeni var

30’ Solodovnikov ka një dyluftim me Maliqin, me këtë të fundit që rrëzohet në tokë dhe nga ky aksion nis goli i Salamit. Moment i dyshimtë, me lojtarët e Erzenit që kërkojnë të shihet në VAR. Edhe Mbarak ka një dyluftim dhe rrëzon në tokë një futbollist mik, por në fund Yzeiraj i beson vendimit të tij fillestar dhe e akordon gol të rregullt dhe nga pamjet duket se është vendim i drejtë. (VIDEO)

39’ Zeka rrëzohet në zonë pas duelit me Zhongon, me shijakasit që pretenduan për penallti. Por, më herët gjyqtari akordoi faull në favor të vendësve dhe duket një vendim i drejtë, pasi nga pamjet mungon kontakti për të pretenduar penallti.

43’ Kleandro Lleshi rrezikon të verdhën e dytë pas një dueli me Maliqin në mesin e fushës, ku ka ngritur bërrylin. E kalon me një këshillim arbitri, pasi pak minuta më parë mesfushori i Kukësit sapo ishte ndëshkuar me të verdhë.

58’ Lala ndërhyn ndaj Dakës dhe për kryesorin ka penallti. Nga pamjet duket ndërhyrja e mbrojtësit, i cili humbi kohën me lojtarin kundërshtar. (VIDEO)

67’ Rashiti pretendon penallti pas ndërhyrjes së Albës në zonë, ku nga pamjet duket se e prek sferën edhe me dorë. Vijon lojën gjyqtari që nuk e sheh në VAR, në një rast vërtet shumë të dyshimtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"