VIDEO/ Dyshime për një 11-metërsh, anulimi i golit ishte i saktë. Ja moviola e Vllaznia-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 12:25

VIDEO/ Dyshime për një 11-metërsh, anulimi i golit ishte i saktë. Ja moviola e Vllaznia-Teuta

Ndeshja në Shkodër i ishte besuar arbitrit të kolegjiumit të Tiranës, Erjon Bastari, ndërsa në VAR ishin Olsid Ferataj dhe Orges Grabova. Rastet për moviolë janë tri, pasi pati gol të anuluar në favor të Vllaznisë dhe një penallti të pretenduar në minutat shtesë nga Teuta.

var

35’-45’ Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, bëri dy ndërhyrje të rënda ndaj Balajt dhe Krujës në minutat 35 dhe 45, por nuk u ndëshkua në asnjë rast me karton të verdhë. Në fund mori një të verdhë, pasi ishte falur dy herë më parë.

88’ Kundërsulm i Vllaznisë, Hakaj harkon në zonë dhe Kaina bën një lëvizje mashtruese ndaj kundërshtarit, duke i lënë topin Hoxhajt, që shënon brenda zonës. Goli anulohet për pozicion jashtë loje të Kainës nga anësori Koçiaj, ndërsa më pas edhe VAR-i i jep të drejtë, pasi në momentin e pasimit nga Hakaj, braziliani ka qenë më i avancuar.

90+5’ Çyrbja harkon në zonë dhe Bulatoviçi e prek topin me dorë në duel me Jazxhiun. Fillimisht anësori Zajmi jep pozicion jashtë loje.

Më pas, VAR-i sinjalizon se nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje dhe thërret Bastarin për të parë rastin e pretenduar për penallti. Kryesori nuk mendon se kemi të bëjmë me 11-metërsh, edhe pse duket qartë që mbrojtësi malazez i Vllaznisë e ka prekur topin me dorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"