VIDEO/ Dy të verdhë në 30 sekonda dhe sherr me gjyqtarin, ish-futbollisti i Milanit bëhet protagonist negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:58

VIDEO/ Dy të verdhë në 30 sekonda dhe sherr me gjyqtarin, ish-futbollisti i Milanit bëhet protagonist negativ

Sherret, trazirat, problemet kanë qenë kryefjala e ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Një tjetër ngjarje e pakëndshme është regjistruar në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve në zonën e Amerikës Qendrore dhe Veriore (CONCACAF), mes Trinidad dhe Tobago kundër SHBA-së. Protagonist negativ ka qenë mbrojtësi amerikan i PSV-së, Serxhinjo Dest, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Milanit.

dest

Ai ka bërë sherr me gjyqtarin e takimit për një rivënie anësore që, ka sjellë ndëshkimin e tij me dy kartonë të verdhë (për rrjedhojë kartonin e kuq), në harkun e 30 sekondave. Sjellja e tij nuk është pritur aspak mirë dhe në ekip, ku kritikat ndaj ish-lojtarit të Barcelonës kanë qenë të ashpra.

dest2

Dest ka protestuar fillimisht për topin që sipas tij, nuk kishte dalë dhe për këtë u ndëshkua me të verdhë. Ai ka vijuar të protestojë, duke sharë gjyqtarin dhe rrjedhimisht ka marrë kartonin e dytë të verdhë. As kartoni i kuq nuk ka qetësuar atë që ka vijuar me gjeste ndaj zyrtarit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"