VIDEO/ Dy shtylla dhe gol i anuluar, Burreli dhe Skënderbeu ndajnë pikët në “Liri Ballabani”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2023 | 20:56

VIDEO/ Dy shtylla dhe gol i anuluar, Burreli dhe Skënderbeu ndajnë pikët në “Liri Ballabani”

Është mbyllur në barazim pa gola dueli mes Burrelit dhe Skënderbeut, i vlefshëm për javën e 18-të të Kategorisë së Parë.

burreli - skenderbeu

Një përballje emocionuese në “Liri Ballabani”, me vendasit që u shfaqën më kërkues, duke goditur dy herë shtyllën në pjesën e parë, ndërkohë që në minutat e shtesës së pjesës së  dytë, korçaret shënuan me Dumfur, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

FT: BURRELI – SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE:   

Mbyllet sfida!

90+1′ Skënderbeu gjen rrugën e rrjetës me Dumfur, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Protestojnë korçarët.

89′ Liço ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

87′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, lagohet Sumaila, vendin e tij e merr Vecaj.

85′ Zëvendësim te Burreli, largohet nga fusha Toma i dëmtuar, në vendin e tij Shehu.

78′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Pecani, vendin e tij e merr Ardit Nikaj.

72′ Minuta mjaft emocionuese me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.

65′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Lika, vendin e tij e mer Moise.

63′ Burreli për pak sa nuk shkakton një autogol, Portieri Birja përplas topin në trupin e mbrojtësit të vendas.

 

62′ Vendimtar Dumfur, që largon topin me kokë shumë pranë vijës fatale.

53′ Sërish rrezikshë futbollistët e Burrelit, që i shkojnë shumë pranë një supergoli nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën e Ruçit.

48′ Stana ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar nga mbrapa ndaj Likës.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

44′ Shtylla i mohon eurogolin mesfushorit të Burrelit, Koleci që provoi me një predhë fluturimthi nga distanca, por edhe kësah here fati ishte me korçarët!

36′ Liço dhuron spektakël nga e djathta, duke e kaluar topin poshtë këmbëve të kundërshtarëve, shërben për Abdyl, por ky i fundit nuk kontrollon dot sferën.

33′ Hektor Idrizaj është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë. I pari për Skënderbeun në këtë sfidë.

23′ Dedgjonaj është futbollisti i parë i sfidës i ndëshkuar me karton të verdhë.

20′ Minuta të qeta, me korçarët që fitojnë disi terren, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive. Mbrohen mirë vendasit e Burrelit.

6′ Shtylla i mohon golin e avantazhit Burrelit, pas gjuajtjes së numrit 6 Kastrati, topi u ndal në shtyllën e majtë pingule të portierit Ruçi. Me fat korçarët.

4′ Rastin e parë të rrezikshëm e krijojnë vendasit e Burrelit, që pas një harkimi nga këndi, Kastrati

1′ Starton sfida në stadiumin “Liri Ballabani”

FORMACIONET ZYRTARE:

BURRELI: Birja, Hasa, Markos, Dedgjonaj, Kastrati, Koleci, Stana, Kryemadhi, Kurbneshi, Toma, Ferruku.

Trajner: Dorian Bubeqi

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Rapa, Lika, Idrizaj, Sumalia, Liço, Pecani, Temitope.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"