VIDEO/ Dy janë me goditje dënimi, Ronaldo shënon tre gola dhe jep dy asiste në një pjesë loje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 23:34

VIDEO/ Dy janë me goditje dënimi, Ronaldo shënon tre gola dhe jep dy asiste në një pjesë loje

Kristiano Ronaldo po shënon sipas dëshirës në kampionatin saudit të futbollit, teksa për të dytën ndeshje radhazi, ka regjistruar tregolësh. Por ky i sotmi ishte edhe më mbresëlënës për mënyrën se si u arrit nga sulmuesi portugez,.

ronaldo

Ronaldo ishte protagonisti absolut i pjesës së parë të ndeshjes së Al Nasr ndaj Abha në transfertë. Ai shënoi tre gola për skuadrën e tij, dy me goditje dënimi, teksa dha asistet për dy të tjerë të realizuar nga Mane dhe Al Sulaihim

Një detyrë e kryer me sukses për futbollistin portugez, i cili në pushimin e ndeshjes u zëvendësua nga trajneri. Megjithatë, kjo nuk ndali Al Nasr, që shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë për të fituar me shifrat 3-0 ndaj skuadrës që mban vendin e parafundit në renditje.

Pas ndeshjes së sotme, bilanci i Ronaldos është me 29 gola dhe 10 asiste në 24 ndeshje të luajtura në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"