VIDEO/ Dy gola për 1 pikë, Juventusi dhe Interi bëjnë “paqe” në “Allianz Stadium”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 0:05

VIDEO/ Dy gola për 1 pikë, Juventusi dhe Interi bëjnë “paqe” në “Allianz Stadium”

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida e zhvilluar në “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Interit e vlefshme për javën e 13-të të Serisë A. Bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të serbit Vlahoviç në minutën e 27-të.

bandicam 2023-11-26 22-40-47-291

Festa zgjati vetëm 6 minuta, pasi ishte Lautaro Martinez në minutën e 33-të që vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë skuadrat duket se u pajtuan me këtë rezultat, teksa rastet e rrezikshme në portat respektive ishin me pikatore.  

inter 1-1

Pas këtij barazimi Interi ka ruajtur distancën në +2 pikë nga Juventusi i vendit të dytë, teksa nga ky rezultat duket se përfiton Milani, që ka ngushtuar diferencën në –6 nga kryesuesit e Interit.  

FT: JUVENTUS-INTER 1-1

Vlahoviç 27′ / Martinez 33′

KOMENENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim edhe te Juventusi, Kostiç i lë vendin Aleks Sandros.

88′ Inzagi kryen edhe 2 zëvendësimet e fundit, largohet Barela dhe Turam, në fushë Fratezi dhe Arnautoviç.

83′ Momenti i Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vend të Çalhanoglu.

80′ Alegri kryen dy zëvendësimet e radhës, largohen Kieza dhe Vlahoviç, në fushë Ken dhe Milik.

79′ Kostiç “hakmerret” ndaj Kuadrados dhe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kolumbianit.

75′ Kuadrado është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Kostiç.

70′ Dy zëvendësime te Interi, largohet nga loja, Dumfris dhe Dimarko në lojë Kuadrado dhe Karlos Augusto. Vërshëllima nga tifozët e Juventusit në momentin e futjes së Kuadrados.

61′ Zëvendësim te Juventusi, largohet Nikolusi Kaviglia, në vend të tij Lokateli.

50′ Aksion fantastik i Interit, por Turam nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke sfumuar një mundësi të artë. Pranë golit zikaltrit (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

33′ GOOOOOL INTER 1-1/ Vendoset baraspesha, Lautaro Martinez realizon për zikaltrit e Inzagit. Argjentinasi merr një top të bukur nga Turam, teksa godet menjëherë duke përshëndetur rrjetën e Sheznit. (VIDEO) 

27′ GOOOOL JUVENTUS 1-0/ Zhbllokohet sfida, bardhezinjtë kalojnë në avantazh me anë të Vlahoviç. Serbi nuk fal brenda zonës pas asistit të Kiezës. (VIDEO) 

18-20′ Kundërpërgjigjet Interi, me Lautaro Martinez dhe Çalhanoglu, por tentativat e futbollistëve zikaltër nuk kanë saktësinë e duhur. Minuta emocionuese (VIDEO)

15′ Shans i artë për Juventusin, me Kiezën, i cili nuk shënjestron siç duhet kuadratin. Gjuajtja e italianit shkon jashtë. (VIDEO)

11′ Kambiaso është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dimarkos.

8′ Minuta të qeta, me të dyja skuadrat që duket se po studiojnë njëra-tjetrën, duke u treguar të kujdesshme në mbrojtje.

4′ Interi jep sinjalin e parë të rrezikshëm me Turam, që gjuan me kokë pas harkimit nga e djathta, por tentativa e tij ishte qëndrore duke përfunduar në duart e Sheznit.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (3-5-2): Sheznji; Gati, Bremer, Rugani; Kambiaso, MekKeni, Nikolusi Kavilja, Rabio, Kostiç; Kieza, Vlahoviç.
Trajner: M. Alegri

INTER (3-5-2): Somer; Darmian, De Vraj, Açerbi; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi

sadsdasdasdasdasasadsda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"