VIDEO/ Dy gola në minutat e fundit shpëtojnë Tiranën, bardheblutë mundin Kukësin dhe vihen në ndjekje të kryesuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 23:50

VIDEO/ Dy gola në minutat e fundit shpëtojnë Tiranën, bardheblutë mundin Kukësin dhe vihen në ndjekje të kryesuesve

Tirana ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme me shifrat 3-2 ndaj Kukësit në “Air Albania”, duke u shkëputur tashmë e vetme në vendin e tretë në klasifikim.

bandicam 2023-11-23 19-59-05-781

Nuk ka qenë një fitore e thjeshtë për bardheblutë, të cilët i kanë ndihmuar dy gola në fundin e ndeshjes për të si9guruar këto tre pikë të rëndësishme, Ata kaluan të parët në avantazh me një supergol të Deliut dhe dukej se kishin ndeshjen nën kontroll.

Por Beshiraj barazoi shifrat e më pas Kukësi me 10 lojtarë për kartonin e kuq të Dukës, gjeti edhe golin e përmbysjes me Momoh kur mbeteshin më pak se 10 minuta lojë.

Një reagim i furishëm në fund i Tiranës solli fillimisht barazimin e Përgjonit e më pas edhe golin e fitores 3-2 nga Kaina, duke shmangur një surprizë të pakëndshme për skuadrë e Ahmatajt që tani është e shkëputur e treta.

TIRANA-KUKËSI 3-2
14′ Deliu, 87′ Përgjoni, 90′ Kaina / 53′ Beshiraj, 79′ Momoh

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Tiranës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ GOOOL TIRANA! Kaina gjendet në vendin e duhur teksa kthen drejt rrjetës një gjuajtje që po shkonte jashtë. (VIDEO)

87’ GOOOL TIRANA! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Përgjoni me kokë barazon shfirat. (VIDEO)

83’ Doka dhe Haxhiu i lënë vendin në fushë Lushkjes dhe Patrik në radhët e Tiranës.

79’ GOOOL KUKËSI! Kundërsulm vdekjeprurës i miqve me Salami i cili pason për Momoh dhe ky i fundit nuk gabon. (VIDEO)

78’ La Torre hyn në fushë në vendin e Rashitit te verilindorët.

75’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë.

75’ Abdullahu është i vëmendshëm dhe kontrollon mirë një gjuajtje nga jashtë zonës të Da Mota. (VIDEO).

72’ Beshiraj lë fushën e lojës, për t’i bërë vend Lamçes në radhët e Kukësit.

72’ Hasani merr vetë topin jashtë zonës dhe nga një pozicion ballor provon të majtën e tij, pa çuar sferën në katërkëndor.

70’ Momoh merr vendin e Rivas në radhët e Kukësit.

67’ Një harkim në zonë i Përgjonit vë në vështirësi miqtë, pasi Zhongo me Tafas nuk kuptohen por në fund është portieri që zgjidh gjithçka.

66’ Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ Latifi merr vendin e Jonuzit në radhët e bardhebluve, të orientuar tërësisht drejt sulmit tashmë. (VIDEO)

65’ Abazaj pason për Kainan në shtyllën e parë nga e djathta, Tafas devijon në këndore.

62’ Kukësi mbetet me 10 lojtarë, pasi Duka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. (VIDEO)

60’ Hila i lë vendin në fushë Abazajt në radhët e Tiranës.

58’ Hila nga e majta gjen hapësirën për të pasuar te Hasani, gjuajta e këtij të fundit në qendër kalon mbi traversën e portës së miqve. (VIDEO)

53’ GOOOL KUKËSI! Aksion i shpejtë i Salami në të djathtën, topi në qendër shkon te Beshiraj i cili nuk gabon. (VIDEO)

50’ Një ndërhyrje e Dukës ndaj Haxhiut sjell protesta të Tiranës, pasi kërkohet kartoni i dytë i verdhë për lojtarin e Kukësit.

47’ Haxhiu lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shytllës në të djathtë të Tafas. (VIDEO)

45’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te dy ekipet.

45’+1’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Tiranës pjesa e parë.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Rivas pretendon për një prekje të topit me dorë të Deliut pas një gjuajtje ballore, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

42’ Pas një goditje dënimi, Zhongo me kokë provon të gjejë portën, por sfera devijohet në këndore.

41’ Abdullahu shpëton Tiranën. Portieri i bardhebluve ndal një gjuajtje të Fejzajt nga e majta e sulmit. (VIDEO)

35’ Presing i Kukësit që mundohet të krijojë raste të rrezikshme para portës bardheblu, por nuk gjen asnjë hapësirë pranë zonës.

31’ Rivënie e gjatë me duar e Kukësit nga e djathta, Rivas gjuan menjëherë por nuk gjen katërkëndorinn.

30’ Hasani dhe Kaina lëvizin në zonë duke gjetur hapësirë për Përgjonin, gjuajtja e tij nga jashët zonës është e gabuar dhe shkon larg portës.

29’ Duka ndëshkohet me karton të verdhë për një mbajtje nga fanella ndaj Haxhiut.

25’ Haxhiu tenton nga distanca, pa shumë sukses duke çuar topin larg portës së Tafas.

21’ Pas një goditje dënimi, Zhongo pason për Rashitin por gjuajtja e këtij të fundit me kokë kalon mbi traversë. (VIDEO)

18’ Vazhdon të sulmojë Tirana, në kërkim të një goli të dytë për të mbyllur sa më shpejt ndeshjen.

14’ GOOOL TIRANA! Bardheblutë gjejnë rrjetën me një gjuajtje fantastike me thembër të Deliut. (VIDEO)

12’ Jonuzi nga jashtë zonës tenton portën e miqve, sfera devijohet në këndore nga mbrojtësit.

10’ Tirana ka më shumë zotërimin e topit, por mungojnë gjuajtjet drejt portës, ndërsa Kukësi i ka besuar plotësisht kundërsulmit.

6’ Deliu harkon në zonë pas vijimit të një goditje nga këndi, por Tafas grushton dhe largon rrezikun.

4’ Fejzaj nga e majta provon portën, pa iu afruar këtërkëndorit.

1’ Nis dueli pas një minutë heshtje në kujtim të Rafael Duamenës.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Abdullahi, Doka, Mici, Najdovski, Përgjoni, Deliu, Jonuzi, Hila, Hasani, Kaina, Haxhiu.
Trajner: Julian Ahmataj

KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi,  Fejzaj, Da Mota, Salami, Rashiti, Rivas,Beshiraj.
Trajner: Stavri Nica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"