VIDEO/ Dy gola në 2 minuta, Reali likuidon Valencian dhe i bën presion Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 23:04

VIDEO/ Dy gola në 2 minuta, Reali likuidon Valencian dhe i bën presion Barcelonës

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Valencian me rezultatin 2-0. Të dy golat që vendosën këtë duel u shënuan në harkun kohor të 2 minutave.

Reali festa

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutën e 52-të, ishte Asensio që pas asistit të Benzemasë zhbllokoi sfidën, duke kaluar në avantazh madrilenët. Për golin që do të vuloste triumfin mendoi Vinicius Zhunior në minutën e 54-t, teksa Benzema ishte protagonist me një tjetër asist.


Me këtë triumf, Reali e sheh vetën 5 pikë larg nga kryesuesit e Barcelonës, që në duelin e radhës do të presin Sevijan, ndërkohë që skuadra e Karlo Ançelotit do të përballet me Majorkën e Vedat Muriqit në transfertë.

renditja la liga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"