VIDEO/ Dy fitore “in-extremis” në NBA! Pacers mposhtin Bucks, Hawks surprizojnë Magic

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2023 | 13:31

VIDEO/ Dy fitore “in-extremis” në NBA! Pacers mposhtin Bucks, Hawks surprizojnë Magic

Dy ndeshje të luajtura ditën e fundit në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Skuadra e Milëaukee, u mund jashtë fushe 126-124 nga Indiana, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet deri në fund.

pacers-e1699612731631-770x425

Giannis Antetokounmpo realizoi 54 pikë e 12 rebound për Bucks, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Ky është edhe rekordi i pikëve i realizuar në një ndeshje në këtë fillim sezoni në NBA.

Për Pacers, tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë, ku u dalluan Haliburton me 29 pikë e 10 asist, Mathurin me 26 pikë e Turner me 21. Vendasit e nisën keq takimin, duke humbur periodën e parë me 14 pikë disavantazh, por më pas rikuperuan dhe në fund ia dolën të mposhtin pretendentët me 2 pikë para dhe ngjiten në vendin e tretë në Lindje.

 

Në sekondat e fundit fiton edhe skuadra e Atlantas, që mposhti 120-119 Orlando, sfidë kjo vendosur nga basketbollisti Trae Young, që realizoi 41 pikë për miqtë. Te Magic mungoi lojtari-lider, duke u mundur në fushën e vet në sekondat e fundit. Edhe kjo një sfidë plot rivalitet, ku vetëm qetësia në fund solli fitoren e Hawks, që ngjiten në vendin e katërt në Lindje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"