VIDEO/ Duel spektakolar! Gana merr 3 pikët e para, Koreja e Jugut shpërthen në protesta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 21:02

VIDEO/ Duel spektakolar! Gana merr 3 pikët e para, Koreja e Jugut shpërthen në protesta

Ka përfunduar sfida mes Koresë së Jugut dhe Ganës me fitoren 2-3. Në ndeshje që prodhoi shumë gola dhe shumë emocione.

KORE E JUGUT GANE 2

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24’ nga Salisu duke kaluar në avantazh ganezët. Ndërsa në të 35’ Kudus dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Ganës.

Por pjesa e dytë nisi me shumë emocione dhe “luftë” nga Koreja. Ata shënuan dy gola për tre minuta, ekzaktësisht në minutën e 58’ dhe 61’. Autori i dy golave ishte Gue Sung Cho duke iu ngjallur shpresat koreanëve. Por në të 68’ Kudus iu prishi festën duke shënuar golin e tretë për Ganën, duke iu dhuruar kështu 3 pikët e para në Botërorin e Katarit.

c6b42919-3802-4b8e-a23b-bee5364ee7cc

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

FT | KORE E JUGUT 2-3 GANË

58′ 61′ Gue Sung Cho/ 24′ Salisu,  35′ 68′ Kudus

MOMENTET KRYESORE TË NDESHJES –

PËRFUNDON SFIDA!

90’+3′ Sung Cho kërkon golin e tij të tretë, por nuk ja del.

90′ Jepen 10 minuta shtesë.

68′ GOOOL KUDUS! Rikthehen shpresat për ganezët, shënohet edhe goli i tretë.

61′ GOOOL SËRISH KOREJA! Gue Sung Cho përmbys sfidën, shënon edhe golin e dytë

58′ GOOOL KOREJA E JUGUT! Gue Sung Cho rihap sfidën, shënon golin e parë për koreanët në këtë Botëror.

52′ Një mundësi e mirë për koreanët, që godasin fortë topin por portieri iu kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë.

50′ Lamtej nuk arrin të gjejë rrjetën me një goditje nga jashtë zone.

48′ Rivënie anësore për Ganën.

45’+1′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësim për Ganën, 1 zëvendësim për Korenë.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

35′ GOOOL GANA 0-2! Afrikanët dyfishojnë shifrat me Kudus, i cili shënon me kokë pas një krosimi perfekt nga Zhordan Aju.

24′ GOOOL GANA 0-1! Zhbllokohet sfida, afrikanët kalojnë në avantazh me Salisunë, i cili godet topin pas një ngatërrese në zonë, teksa ngre peshë tifozerinë me golin e realizuar.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e luan përfaqësuesja e Koresë së Jugut.

FORMACIONET ZYRTARE –

KORE E JUGUT –

kor 1

GANË –

gn

STATISTIKAT SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR, “SOFA SCORE”

316868710_868408431012452_7296021534281054988_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"