VIDEO/ Duel i çmendur me Dinamon, një supergol i jep vendin e dytë në renditje Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 23:39

VIDEO/ Duel i çmendur me Dinamon, një supergol i jep vendin e dytë në renditje Vllaznisë

Vllaznia është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Dinamon në ndeshjen e sotme në ”Niko Dovana”.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Në fakt, kanë qenë blutë më kërkues që në startin e ndeshjes, teksa shkodranët mbroheshin me rregull për të thumbuar me kundërsulme. Por sapo gjetën mundësinë, ata nuk gabuan, duke kaluar në avantazh me një gjuajtje mjeshtërore të Alivodës i cili dërgoi topin aty ku Sali nuk mund të arrinte.

Në vijimin e ndeshjes, dy skuadrat nuk u kursyen në aksionet sulmuese, me raste në të dy portat ku Mëhidri e Sali u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre. Edhe traversa ndihmoi shkodranët, të cilët rezistuan përballë furisë dinamovite që nuk u ndal as kur blutë mbetën me 10 lojtarë pas të kuqit të Hoxhës.

Në fund, vërshëllima e gjyqtarit Cjapi mbylli një ndeshje argëtuese që ngjiti Vllazninë në vendin e dytë në renditje, teksa Dinamo tani është me pikë të barabarta me Tiranën, me të cilën ndan vendin e katërt dhe të pestë në klasifikim.

DINAMO 0-1 VLLAZNIA
28′ Alivoda

KOMENTI LIVE:

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Vllaznisë.

90’+7’ Minuta te ethshme të lojës me dinamovitët e hedhur me shumë forca në sulm. Pas një harkimi në zonë, Vila para portës nuk ia del të gjuajë pasi sfera largohet nga prapavija shkodrane.

90’+5’ Mala i lë vendin në fushë Salës në fundin e ndeshjes.

90’+4’ Denison lëshon një diagonale të fortë nga e majta, Mëhidri pret në pozicion.

90’+2’ Gjyqtari i katërt sinjalizon se do të jenë 8 minuta shtesë në këtë ndeshje.

87’-90’+2’ Ndërhyrje nga mbrapa e Hoxhës ndaj Balajt, gjyqtari jep të verdhë, por më pas ftohet të shohë pamjet me VAR. Pas më shumë se dy minutave vëzhgim të pamjeve, ai i tregon kartonin e kuq Hoxhës. (VIDEO)

87’ Iago merr vendin e Grudës.

84’ Rasti i radhës për Dinamon e hedhur plotësisht në sulm. Pas goditjes së këndit, topi shkon te Behiratçe i cili gjuan po sheh sferën të bllokohet nga mbrojtësit e më pas Zabërgja gjuan jashtë. (VIDEO)

82’ Traversa shpëton shkodranët! Një harkim në zonë gjen Vilën i cili gjuan me kokë, por ndalet nga traversa. Kaçorri më pas tenton të gjuajë përsëri me roveshatë, por nuk gjen portën. (VIDEO)

79’ Harkim interesant në zonë pas një goditje dënimi të shkodranëve, Stojanoviç nuk ia del të devijojë para portës dinamovite.

76’ Pritje e dyfishtë e Salit i cili mban në lojë skuadrën. Fillimisht ai grushton gjuajtjen e fortë të Malës e më pas ndal goditjen e Stojanoviç. (VIDEO)

70’ Qefalija merr vendin e Andonit në radhët e Dinamos.

70’ Zabërgja ka hapësirë për të gjuajtur nge djathta, sfera përfundon në rrjetën e jashtme të portës shkodrane. (VIDEO)

67’ Behiratçe ndal në mënyrë të parregullt Balajn dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

66’ Lëvizja e parë nga pankinat i përket Vllaznisë, me Çobën i cili i bën vend Boshnjakut në fushë.

60’ Mundësi e shkëlqyer e Vilës për të shënuar nga e majta, ai shfaqet i vetëm pak hapa larg portës por ndalet nga Mëhidri vendimtar. (VIDEO)

57’ Situata zhvendoset në anën tjetër të fushës, ku është Gudiabi i cili gjuan nga jashtë zonës, por sfera devijohet në këndore. (VIDEO)

56’ Smajli lëshon një predhë nga distanca, Sali fluturon dhe devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

55’ Një harkim gjen Kaçorrin në zonë, me këtë të fundit i cili mundohet të gjuajë fluturimthi por ndalet nga Stojanoviç.

54’ Mundësi e mirë e dinamovitëve për të shënuar, Andoni merr topin në pozicion ballor në zonë, por e çon mbi traversë. (VIDEO)

52’ Alivoda gjuan nga jashtë zonës, këtë herë pa gjetur katërkëndorin.

51’ Marku harkon nga e djathta në zonë, Kaçorri dhe Andoni i prishin punë njëri-tjetrit dhe devijimi i tyre shkon shumë lart mbi traversë.

48’ Mala provon të bëjë të njëjtën gjë si Alivoda në pjesën e parë, por në krahun tjetër nga e majta, shënjestra nuk është e njëjta dhe topi përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

46′ Ni pjesa e dytë pa zëvendësime te dy skuadrat.

45’+2’  Mbyllet me avantazhin e Vllaznisë pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Gruda shmang një kundërshtar dhe gjuan nga pozicion ballor, topi kalon mbi traun e katërkëndorit të Salit.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Një tjetër tentativë nga distanca e Malës, topi bllokohet nga mbrojtësit.

37’ Mala mundohet të gjuajë nga jashtë zonës, sfera përfundon larg katërkëndorit të Dinamos.

33’ Marku gjuan nga distanca, sfera kalon jashtë e shoqëruar nga Mëhidri. (VIDEO)

28’ GOOOL VLLAZNIA! Alivoda merr topin në rreth 2o metra dhe pasi ka kohën e duhur për të gjuajtur, lëshon një të majtë të harkuar perfekte për të kaluar në avantazh shkodranët. (VIDEO)

24’ Dinamovitët harkojnë një goditje dënimi në zonën e kuqebluve, Denison devijon për Hoxhën i cili me kokë çon sferën jashtë.

19’ Balaj tenton me një goditje dënimi ballore, predha e tij gjen devijimin vendimtar të Salit. (VIDEO)

15’ Gjuan përsëri Vila, sfera këtë herë shkon shumë lehtë drejt portës dhe nuk shqetëson portierin e shkodranëve.

14’ Denison në të majtën gjen hapësira për të shkuar në fundore, krosimi i tij nuk devijohet nga askush para portës së Mehidrit.

12’ Vila nga jashtë zonës provon me një gjuajtje të fortë, sfera kalon mbi traversë.

11’ Denison kalon Juriç dhe hyn në zonë në krahun e djathtë, gjuajtja e tij grushtohet nga Këhidri i cili më pas vuan një faull nga Kaçorri. (VIDEO)

7’ Insistojnë më shumë dinamovitët në këto minuta duke kërkuar të gjejnë hapësira për të rrezikuar, por shkodranët janë të vëmendshëm.

1′ Nis sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Andoni, Gudiabi, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri.

Trajner: Dritan Mehmeti

VLLAZNIA: Mehidri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"