Postuar: Shtator 22, 2023 | 23:08
VIDEO/ Duel dramatik! U kërkua me ngulm në merkato nga Interi, sulmuesi i Monakos humbet 2 penallti
Sulmuesi Folarin Balogun, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës, teksa në fund zgjodhi të transferohej te Monako. 22-vjeçari u kërkua me ngulm edhe nga drejtuesit e Interit, por në fund zgjodhi skuadrën e Monakos.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Balogun, ishte i pafat, duke gabuar 2 herë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat 11 dhe 55 në sfidën ndaj Nisës, që u fitua nga miqtë me rezultatin 0-1. Një duel me të vërtet dramatik, që u vendos në fund nga goli i Bogës në minutën 90+1.
Folarin Balogun second missed penalty vs Nice pic.twitter.com/sVMZq5bEz3
— Every Frame (@EveryFrame3) September 22, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
