VIDEO/ Driblim “alla Zidan”, e majtë e pakapshme dhe festë me shqiponjë! Mesfushori shqiptar shënon supergol në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 21:14

VIDEO/ Driblim “alla Zidan”, e majtë e pakapshme dhe festë me shqiponjë! Mesfushori shqiptar shënon supergol në Turqi

Barazimi i sotëm mes Ankaragyçy dhe Istanbulspor në Superligën turke, kishte si protagonist një futbollist shqiptar, Florian Loshajn. Mesfushori i Istanbulspor, shënoi një supergol në fundin e pjesës së parë, në barazimin e skuadrës së tij me shifrat 1-1.

asdsasdddasdasads

Loshaj fitoi topin pranë zonës kundërshtare, kaloi me një rrotullim “alla-Zidan” një mbrojtës e pastaj lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin, duke i dhënë avantazhin ekipit në shtesën e kësaj pjese.

Një gol spektakolar, të cilin mesfushori i përfaqësues së Kosovës e festoi me shqiponjë para tifozëve të skuadrës së tij. Ky ishte goli i tretë personal për këtë edicion në elitën e futbollit turk për Loshajn, i cili iu bashkua kësaj skuadre në janarin e vitit 2023.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"