VIDEO/ Dramë për Kosovën! Përmbyset në sekondat e fundit ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dominuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 19:52

VIDEO/ Dramë për Kosovën! Përmbyset në sekondat e fundit ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e dominuar

Kosova ka përjetuar një humbje dramatike përballë Irlandës së Veriut, pasi është përmbysur në sekondat e fundit të një sfidë të dominuar me rastet që ka krijuar.

kosova

“Dardanët” kanë zhvilluar një ndeshje të mirë në Belfast, duke krijuar disa mundësi të mira shënimi përballë vendasve, të cilët rrezikuan më shumë vetëm në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes.

Goli i Muriqit i dha “krahë” Kosovës e cila më pas pati raste për të rrezikuar disa herë portën e vendasve dhe mbyllur ndeshjen. Por pasaktësia për të finalizuar aksionet i erdhi në ndihmë vendasve të cilët fillimisht barazuan me Uajt e pastaj me anë të Meginis përmbysën duelin me një gol në minutën e 93-të.

Kështu, nga një ndeshje që dukej fitore e sigurt, Kosova del pa pikë nga kjo transfertë e tanimë rrezikon edhe të humbasë vendin e dytë në grup.

Irlandë e Veriut-Kosovë 2-1
82′ Uajt, 90’+3′ Meginis / 58′ Muriqi

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Dramë për Kosovën! Pas një harkimi nga e djathta, Meginis gjuan me kokë dhe mposht Muriç dhe çon shifrat në 2-1.

89’ Muriqi këtë herë nxjerr para portës Bytyqin por ky i fundit gjuan në trupin e portierit vendas.

87’ Muriqi ka një tjetër mundësi të artë para portës vendase, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë.

87′ Bytyqi merr vendin e rashanit.

82’ Barazohen shifrat! Fillimisht Muriqi kishte rastin për të çuar shifrat në 2-0 por topi ndalet nga portieri vendas i cili nis një aksion të shpejtë, të finalizuar na Uuajt në portën e Muriç.

78′ Loshaj merr vendin e Muslijes.

68′ Rashica i lë vendin në fushë Zenelit.

65’ Dy raste brenda pak sekondash në portën kosovare me Muriç i cili fillimisht devijon sferën në traversë e më pas del duke mbërthyer topin në këmbët e Çarls.

64’ Goditje këndi e rrezikshme e vendasve, Evans gjuan me kokë por Muriqi i kthyer në ndihmë të mbrojtjes largon topin me kokë para se të kalojë vijën fatale.

58’ Supergol nga Muriqi! Sulmuesi mban topin jashtë zonës dhe lëshon një predhë të pakapshme për portierin vendas. 0-1

56’ Çarls arrin t’i shmanget mbrojtjes e mposht Muriç, por festimi i sulmuesit ndërpritet nga sinjalizimi për pozicion jashtë loje i vijërojtësit.

46’ Bradlei rrezikon menjëherë portën kosovare me një gjuajtje të shpejtë në zonë, por Muriç është në pozicion.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

36’ Çarls merr topin në mesfushë dhe gjuan në hyrje të zonës, Muriç përgjigjet i vëmendshëm.

24’ Muslija tenton portën me një goditje dënimi, portieri grushton me vështirësi.

13’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, portieri i vendasve nuk largon topin siç duhet, Muriqi me kokë e çon sferën drejt Alitit por ky i fundit me shpinë nga porta nuk godet si duhet në rrjetën e boshatisur.

11’ Tentativë e Rashicës në hyrje të zonës, portieri grushton sferën para devijimit me kokë të Celinës.

5’ Kosova ka mundësinë ideale për të shënuar kur një gjuajtje nga Muslija kthehet nga portieri keq, por Rashica nuk përfiton dhe gjuajtja e tij është shumë e lehtë për gardianin.

1’ Nis dueli në Belfast.

FORMACIONET ZYRTARE

Irlanda e Veriut: Pikok-Farell, MekNeir, Evans, Flanagan, Ljuis, K. Evans, Bredlei, Devis, Savil, Magenis, Ccarls.
Trajner: I. Baraklou

Kosova: Muricc, Aliti, Fazliji, Hadërgjonaj, Rrudhani, Dreshevic, Muslija, Celina, Rashani, Rashica, Muriqi.
Trajner: A. Zhires

dfgdfgdfgfdgfggf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"