VIDEO/ Dramë në Rrogozhinë! Erzeni mund Vllazninë me një gol në minutat e fundit dhe i afrohet gjysmëfinales së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 0:03

VIDEO/ Dramë në Rrogozhinë! Erzeni mund Vllazninë me një gol në minutat e fundit dhe i afrohet gjysmëfinales së Kupës

Erzeni ka arritur të mposhtë Vllazninë në Rrogozhinë në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin 2-1.

bandicam 2024-02-21 15-17-41-889

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë, me shijakasit që kaluan në avantazh me Asanin në minutën e 63’, në momentin më të mirë të shkodranëve.

Këta të fundit vazhduan të provonin pafund, me golin e barazimit që erdhi vetëm në minutën e 87’ të takimit me Samjlin, por në momentin kur të gjithë mendonin se sfida do të shkonte në barazim, ishte Kacbufi që shënoi vetëm dy minuta më vonë, duke kaluar për herë të dytë në avantazh shijakasit.

Kështu Erzeni hedh hapin e parë drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa Vllaznia do të tentojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

REZULTATI

ERZENI 2-1 VLLAZNIA

Asani 63′, Kacbufi 89′ / Smajli 87′

NGJARJET KRYESORE

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Erzenit!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ GOOOL ERZENI 2-1/ Kacbufi gjen veten të lirë në zonë pas një krosimi dhe me të majtën e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

87′ GOOOL VLLAZNIA 1-1/ Smajli lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të majtën duke e çuar topin në rrjetë. (VIDEO)

84′ Osmanllari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndëryrje të gabuar.

77′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Jago dhe në vendin e tij futet Bruno Gomesh.

76′ Balaj provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

72′ Dy zëvendësime te Erzeni. Largohen Asani dhe Maliqi, në vendet e tyre futen Peposhi dhe Alidema.

69′ Gruda gjen veten të lirë përballë Hasanbellit, por tentativa e tij ndalet nga traversa. (VIDEO)

64′ Dy zëvendësime te Vllaznia. Largohen Çoba dhe Alivoda, në vendet e tyre Ajdareviç dhe Boshnjaku.

63′ GOOOL ERZENI 1-0/ Asani provon me kokë pas një krosimi që ndalet nga Qarri, me topin që rikthehet sërish te Asani, i cili nuk gabon nga shumë afër. (VIDEO)

62′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për nervozizëm.

59′ Një gabim në zonën e Erzenin gjen të lirë Grudën, i cili gjaun me të djathtën, por shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

46′ Dy zëvendësime te Erzeni! Marzuk dhe Ademi, në vendet e tyre futen Mëllugja dhe Osmanllari.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Çoba provon me një gjuajtje fluturimthi me të majtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

37′ Alivoda provon me një guajtje që ndalet në dy kohë nga Hasanbelli. (VIDEO)

22′ Alivoda ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

19′ Balaj provon me një gjuajtje të rrezikshme me kojë, e cila përfundon në rrjetën e jashtme, por aksioni u ndërpre për një pozicion të parregullt. (VIDEO)

1′ Starton dueli në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Maliqi Kacbufi, Sadiki, Atanda, Asani, Zeka, Daka, Kahrimanoviç, Ademi, Marzuk.

Trajneri: Skerdi Bejzade

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Jago, Krymi, Alivoda, Gruda, Mala, Çoba, Balaj.

Trajneri: Qatip Osmani

WhatsApp Image 2024-02-21 at 13.11.51

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"