VIDEO/ Dortmundi ndal Leverkuzenin dhe i jep “asist” për kreun… Bajernit të Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 20:18

VIDEO/ Dortmundi ndal Leverkuzenin dhe i jep “asist” për kreun… Bajernit të Mynihut

Supersfida e javës së trembëdhjetë të Bundesligës mes Bajer Leverkuzen dhe Borusia Dortmund nuk prodhoi fitues teksa përfundoi në barazim 1-1. Zhbllokoi ndeshjen Rjerson pas 5 minutës teksa Bonifejs barazoi në minutën e 79-të. 

Bajern Leverkuzen

Pavarësisht kësaj ndale në shtëpi, skuadra e Ksavi Alonso mbetet në vendin e parë, +3 nga Bajern, që megjithatë ka një ndeshje për të rikuperuar ndaj Union Berlin.  

Ndërkohë verdhezinjtë e Dortmundit mbeten një pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Lajpcig. Vlen të theksohet fakti se ky ishte barazimi i dytë në 13 javë për Leverkuzenin, që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes këtë sezon. 

Për sa i përket supersfidës, skuadra e Terziç e nisi fuqishëm, duke kaluar në avantazh, në minutën e 5′ nga Rjerson. Gol në goditjen e parë të ekipit të tij, por skuadra e Ksavi Alonso mori kontrollin e lojës. Palasio, Xhaka dhe Grimaldo, megjithatë, nuk arritën të kapërcejnë një Nobel gjithnjë gati.  

Talenti Florian Virtz shënoi golin e barazimit në kohën shtesë, por VAR anuloi gjithçka. Në pjesën e dytë presioni nga vendasit vazhdoi, me Borusian që kërkonte të dyfishonte me Brandt në minutën e 54′.

Më pas ekipi i Terziç duhej të mbrohej nga sulmet e kundërshtarëve, që gjetën devijimin vendimtar në minutën e 79-të.  Bonifejs dërgoi në rrjetë asistin perfekt të Shik dhe barazoi rezultatin. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"