VIDEO/ Dortmundi luan “tenis” ndaj Këlnit dhe merr përkohesisht kryesimin, ja rezultatet dhe renditja në Bundesligën gjermane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:36

VIDEO/ Dortmundi luan “tenis” ndaj Këlnit dhe merr përkohesisht kryesimin, ja rezultatet dhe renditja në Bundesligën gjermane

Dortmundi shpartalloi me rezultatin 6-1 Këlnin në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Bundesligës gjermane, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes me 53-të pikë, teksa Bajerni do të përballet ditën e nesërme me Leverkusen në transfertë.

k4IzjxHuZfJ9uu2

Dopietat e Haller dhe Rojs si dhe golat e Guerreiros dhe Malen hodhën K.O skuadrën e Këlnit, që arriti të shënonte vetëm golin e nderit me Selke. Plot 5 gola u shënuan që në pjesën e parë, duke vrarë përfundimisht sfidën.

Ndërkohë në duelet e tjera të ditës së sotme të zhvilluara në Bundesligën gjermane, Bohumi mposhti Lajpcigun me rezultatin 1-0, Hofenejm triumfoi 3-1 ndaj Hertës së Berlinit si dhe Volfsburg, mposhti 0-1 Shtutgartin në transfertë. Sfida e vetme që përfundoi në barazim ishte ajo mes Augsburgit dhe Shalkes 1-1.

REZULTATET:

REZULTATET

RENDITJA: 

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"