VIDEO/ Dopietë spektakolare ndaj Trabzonspor, Rei Manaj “ndizet” në Superligën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 0:00

VIDEO/ Dopietë spektakolare ndaj Trabzonspor, Rei Manaj “ndizet” në Superligën turke

Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme me fanellën e Sivaspor në duelin ndaj Trabzonspor. 26-vjeçari shqiptar dyfishoi shifrat në minutën e 21-të, duke goditur saktë me kokë.  Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal, duke i dhënë avantazhin 3-2 skuadrës së tij.

manaj

Falë kësaj dopiete, Manaj u ngjit në kuotën e 4 golave në kampionat me fanellën e Sivaspor për lushnjarin, i cili dalëngadalë ka filluar të shndërrohet në protagonist te skuadra turke. 

GOLI I PARË I MANAJT: VIDEO

Ndeshja e 11-të me fanellën e bardhekuqe për Manajn, që duket se po fiton besimin e plotë të trajnerit, i cili e shikon tashmë si titullar shqiptarin. Shqiptari tashmë ka marrë “frenat” e sulmit te skuadra e Sivaspor. 

GOLI I DYTË I MANAJT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"