VIDEO/ Dopietë dhe festë me shqiponjë, Mauro Ikardi i papërmbajtshëm! Sulmuesi argjentinas arrin… Valon Ethemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 0:06

VIDEO/ Dopietë dhe festë me shqiponjë, Mauro Ikardi i papërmbajtshëm! Sulmuesi argjentinas arrin… Valon Ethemin

Mauro Ikardi duket se ka rilindur në Superligën turke. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist ditën e sotme në triumfin 3-2 që Gallatasarai arriti ndaj Umranijesporit të Lenjanit, duke realizuar dopietë në minutat 60 dhe 83.

ikardi

E veçanta e golave të Ikardit ishte se sulmuesi festoi duke firmuar me duar shqiponjën me dy krena.

 

Ndërkohë me këtë dopietë, Ikardi është ngjitur në kuotën e 8 golave në kampionat, duke barazuar kështu ish-sulmuesin e Kukësit, Valon Ethemi në listën e golashënuesve. Si argjentinasi ashtu dhe shqiptari kanë shënuar nga 8 gola deri në këto momente në Superligën turke.

 

Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Ermir Lenjani, ai e ndoqi nga stoli duelin ndaj kryesuesve të Gallatasarait.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"