VIDEO/ Dopieta e Rodrigos, Reali konfirmohet “macja e zezë” e Sevijas në kampionat 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 21:11

VIDEO/ Dopieta e Rodrigos, Reali konfirmohet “macja e zezë” e Sevijas në kampionat 

 Reali i Madridit triumfoi me rezultatin 1-2 ndaj Sevijas mbrëmjen e sotme, duke u konfirmuar kështu si “macja e zezë” e skuadrës andaluziane. Madrilenët janë të pamposhtur në 9 përballjet e fundit me Sevijan në kampionat.  

 YE6jqFbD3RwzQ4b

Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh me Rafa Mir në minutën e katërt, skuadra e Ançelotit arriti të përmbyste gjithçka falë dopietës së Rodrigos, në minutat 29 dhe 69-të. 


 

Ky ishte triumfi i 24 në 37-të ndeshje për madrilenët, që duket se me këtë triumf, kanë “blinduar” vendin e dytë. Ndeshjen e fundit të La Ligës, Reali do e luajë në shtëpi ndaj Atletiko Bilbaos.  

RENDITJA

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"