VIDEO/ Dominim i LeBronit me shokë, Lejkërsat arrijnë në gjysmëfinalet e NBA. Uorriors dhe Kings luajnë aktin final
Edhe pse pakkush e mendonte në fillim të sezonit, Los Anxhelos Lejkërs arrijnë në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit në “playoff”-et e NBA.
LeBron Xhejms me shokë dominuan Memfis Grizlis në ndeshjen e gjashtë me rezultatin 125-85, duke e çuar serinë e fitoreve në 4-2.
D’Anxehlo Rasëll ishte ai që shkëlqeu në këtë përballje me 31 pikë, 4 asiste dhe 2 topa në tabelë, ndërsa pas tij vinte “Mbreti” Xhejms me 22 pikë, 6 asiste dhe 5 topa në tabelë.
Ata do të përballen me fituesin e Golden Stejt Uorriros-Sakramento Kings, me duelin e gjashtë mes këtyre dy skuadrave që u mbyll me fitoren e Kings me rezultatin 99-118, teksa skuadra e fundit që kalon më tej do të mësohet në sfidën finale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"