VIDEO/ “Djalë shumë serioz, nuk i kuptoi kurrë shakatë e mia”/ Aguero bën rrëfimin e pazakontë për ish-bashkëlojtarin e tij tek Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 14:31

VIDEO/ “Djalë shumë serioz, nuk i kuptoi kurrë shakatë e mia”/ Aguero bën rrëfimin e pazakontë për ish-bashkëlojtarin e tij tek Barcelona

Ish-sulmuesi argjentinas Serxhio Aguero luajti vetëm 5 ndeshje për Barcelonën në muajt e parë të sezonit 2021-22. Atij iu desh të tërhiqej nga futbolli për shkak të një problemi në zemër .aguero

Edhe pse ishte për një kohë të shkurtër, Aguero la gjurmë në dhomën e zhveshjes së Barçës për shkak të mënyrës së të qenurit.

Por në një rrëfim në kanalin e tij deluzional Twitch, ai u shpreh se jo të gjithë i kuptuan batutat e tij dhe një ndër ta ishte portieri Ter Stegen.

Në lidhjen e tij të drejtpërdrejtë iu bashku nga Katari edhe kapiteni i Spanjës, Serxhio Buskets.

“Ter Stegen nuk i kuptoi kurrë shakatë e mia. Unë po ecja çuditërisht, iu afrova dhe befas i thashë: “Hejjjjj, çfarë ka?”

Ai thjesht më shikoi sikur të isha personi më i çuditshëm në botë. Ai është një djalë shumë serioz”, tregoi ‘Kun’ Aguero.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"