VIDEO/ Dinamo nuk fal në miqësore, kryeqytetasit e Bledi Shkëmbit mposhtin me 2 gola Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2021 | 18:52

VIDEO/ Dinamo nuk fal në miqësore, kryeqytetasit e Bledi Shkëmbit mposhtin me 2 gola Maliqin

Dinamo e Bledi Shkëmbit, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maliqit, në miqësoren e fundit në qytetin e Pogradecit. Klubi blu do të qëndrojë deri në mesjavën e ardhshme në qytetin juglindor, për të mbyllur kështu fazën dhe për t’u kthyer në kryeqytet, aty ku do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve në prag të startit të kampionatit.

bandicam 2021-08-22 17-41-47-968

Për sa i përket miqësores së sotme, të dy golat u shënuan në pjesën e parë, në harkun kohor të 3 minutave. Fillimisht ishte Gavazaj që zhbllokoi sfidën në minutën e 32-të, ndërsa në të 35-të sulmuesi Çinedu dyfishoi shifrat.

Vlen të theksohet se skuadra kryeqytetase ishte dominuese në pjesën e parë, teksa edhe Maliqi pati 2 shanse të arta, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Për sa i përket pjesës së dytë, të dy trajnerët si Shkëmbi dhe Malësija, kryen zëvendësime të shumta, duke iu dhënë minuta futbollistëve të rinj.

FT: Dinamo-Maliqi 2-0

Gavazaj 32’ Çinedu 35’

FORMACIONET ZYRTARE:

Dinamo: Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Ibraimi, Sidibe, Mihana, Gavazaj, Çinedu. Trajner: Bledi Shkëmbi

Maliqi: Lamellari, Rezhda, Isufi, Ndoci, Dervishaj, Jaupllari, Muçollari, Ivani, Rapo, D.Kame, Xaka. Trajner: E.Malësija.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"