VIDEO/ Dinamo i jep fund krizës, mund Skënderbeun dhe bëhet përsëri kërcënuese për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:59

VIDEO/ Dinamo i jep fund krizës, mund Skënderbeun dhe bëhet përsëri kërcënuese për “Final Four”

Dinamo ka siguruar sot një sukses shumë të rëndësishëm që i jep fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore të bluve, por sidomos i kthen në garë për një vend mes katër të parëve. Blutë kanë mundur Skënderbeun që mban pikërisht vendin e katërt dhe me një ndeshje më pak të luajtur, janë një pikë pas korçarëve.

bandicam 2024-03-30 18-03-09-829

Një supergol i Kaçorrit i dha shpejt avantazhin Dinamos e cila më pas menaxhoi shumë mirë situatën dhe la rrallëherë korçarët që t’i rrezikonin portën. Blutë ndërkohë nuk reshtën sulmet dhe kërkuan me ngulm një tjetër për të mbyllur ndeshjen, duke e shënuar në pjesën  e dytë me Qefaliajn.

Kështu, erdhën tre pikë të arta për renditjen në pjesën më të rëndësishme të kampionatit, duke bërë edhe më të bukur luftën për “Final Four”.

DINAMO-SKËNDERBEU 2-0
3’ Kaçorri, 82′ Qefalija

NGJARJET KRYESORE

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Rashica i lë vendin Likës në radhët e Skënderbeut. Nga ana tjetër, Zabërgja dhe Qefaliaj i lënë vendin Tushës dhe Mijas.

82’ GOOOL DINAMO! Pas një aksioni nga e djathta, topi shkon te Qefalija i cili me një diagonale me të majtën të devijuar, çon sferën në rrjetën e portierit Alia. (VIDEO)

79’ Denison dhe Vila largohen nga fusha, për t’i bërë vend Bardhit dhe Tahirit.

72’ Liço dhe Prençi largohen nga fusha e lojës, për t’i bërë vend Pecanit dhe Ramos.

68’ Denison shkëputet në zonë në krahun e majtë, pasimi i tij gjen Zabërgjën në shtyllën e dytë por ky i fundit nuk arrin të devijojë sferën në rrjetën e boshatisur. (VIDEO)

66’ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Denison.

58’ Nikaj dhe Rabiu i lëshojnë vendin në fushë Merlim dhe Djantu.

57’ Një tjetër mundësi për Zabërgjën i cili nga e djathta ka hapësirën të gjuajë, por gjen përgjigjen e portierit Alia. (VIDEO)

56’ Kabrel merr vendin e Nikajt në radhët e Skënderbeut.

55’ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë.

55’ Mundësi e shkëlqyer e Dinamos për të shënuar pasi Vila nxjerr Zabërgjën të vetëm në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë. (VIDEO)

54’ Meksi nga e djathta harkon në zonë për Vilën, gjuajtja e tij me kokë është e lehtë për portierin Alia. (VIDEO)

52’ Zabërgja ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Rabiu.

50’ Qefalija provon me një gjuajtje në kufijtë e zonës, sfera përfundon në duart e portierit Alia.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime.

45’+2’ Mbyllet me avantazhin 1-0 të Dinamos pjesa e parë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Skënderbeu nuk është në gjendje të mbajë topin në gjysmëfushën kundërshtare, me dinamovitët të cilët nuk i lejojnë të organizohen.

33′ Vila ndëshkohet me karton të verdhë.

32’ Meksi hyn në zonë dhe rrëzohet pas një përplasje me Dumfur, gjyqtari Lata lejon lojën të vazhdojë. (VIDEO)

29’ Rashica ka mundësinë e arët për të shënuar teksa shfaqet i vetëm para Salit, por çon topin jashtë me gjuajtjen e tij. (VIDEO)

25’ Dinamo është vendosur mirë në fushë, duke mos lejuar Skënderbeun që të organizojë aksione të shpejta dhe të çojë topin te Franklin.

18’ Smaçi merr vendin e Kaçorrit të dëmtuar në radhët e Dinamos.

18’ Gërço nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër, por askush nuk ndjek aksionin e tij. (VIDEO)

13’ Liço ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta direkt në portë, topi shkon në duart e Salit.

9’ Aksion i shpejtë i korçarëve nga e djathta, topi shkon te Liço i cili nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe humb mundësinë për të gjuajtur në portë.

3’ GOOOL DINAMO! Aksion individual spektakolar i Kaçorrit i cili kalon mbrojtësit që i dalin para dhe pastaj mposht edhe portierin, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. (VIDEO)

2’ Menjëherë rrezikshëm Zabërgja me një rrotullim e gjuajtje të shpejtë, që përfundon jashtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Hoxha, Behiratçe, Meksi, Lorran, Qefalija, Gudiabi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.
Trajner: D. Mehmeti

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Gërço, Dumfur, Janaqi, Liço, Rashica, Nikaj, Franklin.
Trajner: I. Gvozdenoviç

GJYQTAR: FLORIAN LATA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"