VIDEO/ Dhuroi asist fantastik në kampionat, Mirlind Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 17:53

VIDEO/ Dhuroi asist fantastik në kampionat, Mirlind Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes 

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashklojtarin e tij, Valentin Vada. 

mirlind-daku-1212-780x439

Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1-1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë. 

Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pësoi gol në minutën e 43-të. 

Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të. 

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7.  

Për sa i përket Mario Mitajt, mbrotjësi shqiptar nuk ishte i disponueshëm në këtë derbi me Dakun për shkak kartonash.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"