VIDEO/ “Dështimi” i Çelsit thyen rekord në Serinë A, shkakton penallti pas vetëm… 39 sekondash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 15:19

VIDEO/ “Dështimi” i Çelsit thyen rekord në Serinë A, shkakton penallti pas vetëm… 39 sekondash

Lacio mori një fitore të rëndësishme përballë Specias në kampionat, me rezultatin e thellë, 4-0. Gjithsesi, ajo që ra në sy në këtë përballje ishte penalltia e shkaktuar nga Itan Ampadu që pas 39 sekondash lojë.

1321325

Mbrojtësi i huazuar nga Çelsi, i cili ka dështuar të impresionojë te “Blutë” shkaktoi një ndërhyrje pa u bërë një minutë lojë, ndaj Çiro Imobiles, i cili nëse do të kalonte, do të kishte raste të mira shënimi.

Kjo penallti e shkaktuar nga uellsiani, hyri në historinë e Serisë A, si penalltia më e shpejtë e dhënë.

Për fatin e mirë të tij, Imobile nuk arriti dot të shënonte përballë Dragovskit, por gjithsesi, Specia në fund pësoi plot 4 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"