VIDEO/ Deni Xhepa është përsëri i artë, talenti shqiptar i skive shpallet kampion Ballkani edhe në sllallom

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 18:16

VIDEO/ Deni Xhepa është përsëri i artë, talenti shqiptar i skive shpallet kampion Ballkani edhe në sllallom

Deni Xhepa i ka dhuruar një tjetër medalje të artë Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Bullgari. Skiatori shqiptar, pas triumfit në sllallomin gjigand një ditë më parë, është konfirmuar sot edhe në disiplinën e sllallomit, duke u ngjitur përsëri në majën e podiumit.

dsffdsfsdfsdsfd

Djaloshi 19-vjeçar, ka lënë pas australianin MekAdam dhe bullgarin Zlatkov, duke u konfirmuar kështu një nga talentet më premtues të garave të skive në rajon.

Ai ka shënuar 24.55 pikë në garën e sotme, duke vendosur një rekord personal në këtë disiplinë, teksa tregon garë pas gare se po përmirëson edhe më shumë rezultatet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"